Zonja e Parë amerikane Melania Trump ka përfunduar ditën e djeshme në spital dhe i është nënshtruar një operacioni delikat.
Ajo vuan nga një tumor beninj në veshkë. Ndër të tjera zëdhënësit janë shprehur se operacioni ka përfunduar pa problem dhe se mjekët kryen një procedurë embolizimi.
Ndonëse ajo tashmë është mirë, është mësuar se 48 vjeçarja do t’i duhet të qëndrojë për një javë e shtruar në spital për t’u rikuperuar.
Për gjendjen e saj ka reaguar dhe presidenti Donald Trump, në një postim në Twitter duke thënë se ishte duke shkuar për të takuar Melanin pas operacionit të suksesshëm.
“Melania Trump iu nënshtrua një procedure embolizimi për të trajtuar një problem beninj në veshkë,” thuhet në deklaratë. “Procedura ishte e suksesshme dhe nuk pati komplikacione. Ajo do të qëndrojë në spital pjesën tjetër të javës. Zonja e Parë pret të shërohet sa më shpejt që të punojë për fëmijët kudo.”,shtoi burimi.