Edhe pse këto ditë vendi po ‘zien’ nga zhvillimet dhe akuzat politike, ku opozita kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për shkak të vëllait të tij që sipas PD është i përshirë dhe i dënuar për trafik droge në Itali, deputeti i selisë blu Genc Pollo është shkëputur për një moment nga këto zhvillime.
Pollo është parë në një nga eventet e rëndësishme të kryeqytetit, në shoqërinë e partneres së tij, Ilda Mara.
Mësohet se në këtë eveniment ku merrnin pjesë kryesisht gazetarë dhe personazhe të modës, Pollo duket mjaft i relaksuar dhe sidomos për faktin se ndodhej larg zhurmës që politika ka shkaktuar në këtë periudhë.