[sgmb id=”1″]
Veprimi që ka bërë një nënë në mes të Tiranës prek çdo zemër, aq më shumë sot në “Ditën Ndërkombëtare të Familjes”.
Gazetarja Klodjana Lala përmes një statusi në profilin e saj në Facebook tregon historinë e trishtë që i ka ndodhur.
Para disa mujash i vdes djali në Angli dhe për ta kujtuar, nëna mbjell një pemë në këtë park dhe vendos aty foton e të birit. Ndonëse nuk dihet historia e vdekjes së tij, veprimi i kësaj nënë që kishte shkuar edhe sot për ta kujtuar është tejet emocionues.
“Këtë pemën e ka mbjellë një nënë në parkun para Taivanit. Në të ka varur foton e djalit që i ka vdekur disa muaj më parë në Angli. Sot në ditën e Familjes kishte ardhur pranë pemës që duket se i kujton të birin. Ja ç’bën nëna kur i vdes fëmija…”,- shkruan Lala.