“Kanan Tafili” drogës turke i lidhur me Zenin dhe të vërtetat që thotë shpesh “Babë Myslimi” i PD
Shkruan: Memo Aliaj
Sa herë që deputeti i PD Myslim Murrizi, denoncon raste lidhjesh të deputetëve, drejtuesve, ish-ministrave, ish-deputetëve dhe familjarëve të krerëve të PD së djeshme e të sotme me eksponentëve të botës së krimit, me afera korruptive e lidhje në biznese me shtetarët e majtë, ai “kryqëzohet” nga “sorrat” në oborrin e SHQUP-it, ose kalohet në heshtje, sikur nuk ka thënë asgjë!
Rasti i fundit ishte denoncimi, që deputeti Murrizi bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, duke kundërshtuar hapur e fortë Sali Berishën, në lidhje me urdhërin e Berishës ndaj secilit deputet, për të sulmuar në media nga 5 herë në ditë Edi Ramën, Olsi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Arben Ahmetajnë, damian Gjionurin, Lindita Nikollën e deri Elisa Spiropalin, apo cilindo që del e flet kundër familjes “Berisha”.
Konkretisht, deputeti Murrizi ose “Babë Myslimi” i PD (siç e quajnë në SHQUP), i kujtoji Berishës, se para sulmit ndaj krerëve të PS dhe familjarëve të tyre, “revilucioni” anti-krim duhet nisur nga vetja, duke pastruar “oborrin” dhe moralin e degraduar të krerëve të PD së re e të vjetër!
“Babë Myslimi” i PD i konkretizoi me emra disa ish-ministra, deputetë e zyrtarë aktualë të PD, të cilët duke mbajtur lidhjet e vjetra, po vazhdojnë trafiqet, bizneset dhe aferat korruptive e klienteliste me krerët e pushtetit të PS, disa prej të cilëve janë miq të ngushtë të Zenit, njeri prej tyre ish-deputeti “anti-Luli” Keltis Kruja, bashkëjetues i “urtë” zëdhënesës së Sali Berishës!
Nga “haberet” e fundit që vijnë prej policisë turke, thuhet se Zeni dhe disa ish-kryepolicë, ish-deputetë, ish kryedoganierë, ish-shefa antidroge e kufiri në vijën bregdetare Sarandë-Vlorë-Fier-Lushnjë (Zagani) dhe ish-ministra të pushtetit të PD, të lidhur ngushtë me familjen “Berisha”, paskan pasur lidhje të forta “pune” me “Eskobarin nr. 2”, trafikantin Met Kanani, deri ditën që ai është prangosur në Turqi.
Sipas të dhënave nga Fieri, Met Kananin e kanë quajtur “Kanan Tafili” i trafikut të drogës, për shkak se eleminonte pa mëdyshje, cilindo që i cenonte 1 miligramë “mall”, apo që i futej qoftë edhe 1 milimetër katrore në territori e tregut të kontrolluar prej tij. Burime nga shoqëria e afërt e “Babë Myslimit” të PD, konfirmojnë se kur Murrizi ka “çpuar” Berishën në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ai e ka pasur fjalën për lidhjet Zenit të Saliut, me “Kanan Tafilin” e trafikut të drogërave të forta në linjën Turqi-Shqipëri-Itali.
Kjo linjë trafiku, funksiononte intensivisht dhe lirshëm, në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe kishte nën kontorll e komandë gjithë “trarët” e doganave dhe shërbimet policore kufitare tokësore e detare, shërbimet sekrete, anti-trafiqet dhe anti-drogën, të cilat i përdorte Zeni për aktivitetin normal të “Kanan Tafilit”, një prej të cilëve rezulton se ka qenë edhe shef Zagani i kufirit në Vlorë dhe anti-trafikut të drogës në Fier, prej nga është edhe “Eskobari” Met Kanani, ku kishte ngritur një distributor për trafik nga Mifoli (Ferrasi), Semani e Divjaka.
Fakti, që Zaganin e larguan nga detyra e Shefit të Kufirit në Vlorë “për dekonspirim”, si mbrojtës i zbuluar i linjën “Kanani” dhe e emëruan Shef Anti-Droge në Fier, tregon se ai ishte “nyje” e fortë vazhdimësie e trafikut të drogës rajonale e europiane të grupit “Zeni-Kanani-Kuliçi” dhe ndaj e lanë brenda “sektorit” policor të vrojtimit të drogës, por ishte dhe “kockë” e fortë që nuk mund të hidhej në rrugë e të eleminohej dot as nga familja “Berisha”. Duke ditur këtë fakt, pushteti “Berisha” e përcolli Zaganin nga Vlora, me “pajë” (toka e banesa) si shpërblim, por natyrisht edhe me “fishekun në pajë”, nëse guxonte e fliste!
Faktikisht, Zeni u njoftua të shkëputej prej biznesit të drogës me Met Kananin, nga ish-bodigardi i “babit” të tij dhe zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, që në ato vite ishte me aq fuqi të plota, sa komandonte edhe Burgajn, i cili shpëtoi nga burgu për abuzime të shumta, deri edhe rklama faktive për një televizion privat “tualet” të pushtetit dhe familjes “Berisha”.
Mirëpo, në vend që të shkëputej Zeni nga rrjeti, në rrjetën “Zeni-Kanani” ra edhe “peshku” Agron Kuliçi, i cili nisi të bënte mbrojtjen policore, për hapjen e rrugës së trafikut të kokainës, siç hapeshin kufijt verior në vitet 1993-1997, për kontrabandën Berisha-Milosheviç të naftës e armëve, nëpërmjet firmës “Shqiponja” të PD, me drejtor Tritan Shehun.
Referuar informacioneve të derisotme, nga ato pak “faqe” të hapura prej dosjes së “Eskobar-Kananit” të kapur e të rrëfyer në Turqi, mund të thuhet se në vitet 2005-2013, garant i tij dhe i shumë “miqëve” të tjerë të Zenit, për të kaluar drogëra të forta tranzit nëpër Shqipëri edhe me krijim “depo rezervash droge” të mbrojtura nga shteti, rezulton se paska qenë familja “ESKOBERISHA”, nga “frëngjia” e të cilës, së fundi janë shtuar së tepërmi “gjylet e rënda” që po hidhen kundër reformës në drejtësi, për ta ndalur ose shkatërruar procesin.
Me sa kuptohet tashmë, kur deputeti “Babë Myslimi” i PD, i ka kujtuar Berishës ish-ministra, deputetë, kryepolicë e miqë të Zenit që kanë lidhje me bizneset e pista, me krimin dhe drogën, paska pasur parasysh lidhjet e hershme të Zenit me “Kanan Tafilin” e drogës së kapur në Turqi./Pamfleti