Gazetarja Klodiana Lala u shpreh sonte se nuk ka konfirmim nga burimet ne Prokurori, por se ka marre informacion qe shume shpejt pas ketij pergjimi publikuar nga PD, do te kete veprime konkrete.
Sipas saj, prokuroria e pergjithshme do caktoje se kujt prokuroria do ia ngarkoje kete hetim.
“S’dihet nëse është bërë me vendim gjykate, nëse do kishim përgjim me vendim gjykate do duhet rë kishim dhe hetim penal ndaj Agron Xhafajt, për të parë rolin e tij, s’dimë nëse vjen nga SHISH, PD ka lënë shumë pikëpyetje të hapura.
Ka thashetheme që është i 3 muajve të fundit, duhet të jemi të kujdesshëm, do duhet që prokuroria të celë hetim penal për të gjetur origjinën e këtij përgjimi dhe më pas rolin e secilit.
Mua nga Prokurorja me kane lene te kuptoj dhe me kane thene se duke parë me vëmendje të gjitha zhvillimet, së shpejti do ketë veprime konkrete lidhur me këtë dhe kështu do mësohet kush është organi ligjzbatues qe ka bashkepunuar
Nëse rezulton i vërtetë kemi një përfshirje të Agron Xhafajt në veprimtari kriminale.
Fatmir Xhafaj moralisht është i rënë, juridikisht mbetet për t’u parë. Agron Xhafaj mund të jetë përgjuar nga vetë grupet kriminale që bëjnë përgjime shantazhuese, por jemi në terrenin e dyshimeve”, tha ajo.