[sgmb id=”1″]
Sipas burimeve nga policia thanë se skafi është gjetur mbrëmjen e djeshme.
Sipas informacioneve rreth orës 21:00, përballë fshatit Dhërmi më shumë se 2.5 milje në det, është kap një mjet lundrues.
Skafi, me kabinë, është 8 metra i gjatë, me një motor tip “Mërkuri”, i cili ishte i ndezur.
Gjatë kontrollit në mjetin lundrues janë gjetur vetëm disa rroba, ndërsa nuk kishte asnjë njeri në të. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.