Banorët kanë mbetur të hutuar dhe po përpiqen të shpjegojnë se çfarë lloj krijese është ajo që u shfaq në plazh.
Kafsha me qime të trasha është shfaqur në ‘San Antonio’ të Filipineve.
Fshatarët thonë se ishin tmerruar kur e panë ‘krijesën’ misterioz 6 metra të gjatë mbi rërën e plazhit, ku ishte hedhur nga valët e oqeanit, pasi ajo kishte ngordhur.
Sipas tyre, krijesa e çuditshme mund të jetë një shenjë e ndonjë ‘ngjarje apokaliptike që është duke ardhur’.
‘Një tërmet i madh po vjen drejt Oriental Mindoro. Krijesa e madhe është shenjë se po vjen diçka e keqe. Ju lutemi, të lutemi për veten’, thotë banori Tam Maling.
Një krijesë e ngjashme ishte paraqitur në ishujt Dinagat, Filipine, shkurtin e kaluar dhe zyrtarët thanë se ishte një balenë e llojit Orca.
Punonjësit qeveritarë nga Zyra për peshkim dhe ujërat në rajonin Mimapora janë duke analizuar mostrat e krijesës së çuditshme, për të caktuar se për çfarë bëhet fjalë.
‘Mostrat e indeve janë dërguar për analiza në laborator dhe do të shohim ADN-në. Tani për tani mund të themi se kemi të bëjmë vetëm me një balenë, pro ende nuk e dimë saktë specien’, tha Vox Krusada nga Zyra për peshkim dhe ujëra.