Sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, 13 të arrestuarit e bandës së Met Kananit.
13 të arrestuarit e bandës së Met Kananit, bosit të trafikut ndërkombëtar të drogës dalin sot në 14:30 para Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, falë bashkëpunimit ndërkombëtar me disa agjenci ligjzbatuese vendase dhe të huaja është goditur një grup i strukturuar kriminal që operonte në disa shtete për trafikimin e drogave.
Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër, finalizuan me sukses operacioni ndërkombëtar policor të koduar ‘Preçizioni’.
Në fund të veprimeve policore, u ekzekutua vendimi Nr.96, i datës 11 maj 2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e cila kishte caktuar masën e sigurisë personale “Arrest me burg”, për 18 shtetas:
- M.K., 56 vjeç, banues në Fier (aktualisht në burg në Turqi).
R.D., 26 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
R.S., 46 vjeç (aktualisht në burg në Turqi).
B.Ll., 32 vjeç, banues në Vlorë (aktualisht në burg në Turqi).
M.M., 47 vjeç, banues në Pogradec (aktualisht në burg në Maqedoni).
A.Sh, 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
A.Gj., 47 vjeç, banues në Rrëshen.
I.H., 43 vjeç, banues në Fier.
O.I., 40 vjeç, banues në Gjirokastër.
A.U., 26 vjeç, banues në Tiranë.
K.U., 25 vjeç, banues në Tiranë.
F.Xh., 43 vjeç, banues në Korçë.
G.J., 33 vjeç, banues në Tiranë.
L.Ç., 44 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
K.A., 23 vjeç, banues në Tiranë.
N.M., 53 vjeç, banues në Shkodër.
A.B., 57 vjeç, banues në Prrenjas, Librazhd.
B.H., 58 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S.R., banues në Librazhd.
Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.
Këta persona vepronin si grup i strukturuar kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike. Veprimtarinë kriminale e ushtronin në Shqipëri dhe në vende të tjera, kryesisht ato të Bashkimit Europian.
Dyshimet ishin se ky grup kriminal vepronte në linjat e trafikimit të heroinës, Turqi – Greqi – vendet e BE-së, si dhe Turqi – Maqedoni – Shqipëri – vendet e BE-së.
Një tjetër aktivitet kriminal, i zbuluar nga hetimet ishte trafikimi i kokainës nga vendet e Amerikës Latine përmes vendeve të Ballkanit në Shqipëri dhe vendet e BE-së.
Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë, Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:
Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë;
-E.B., 32 vjeç
-A.G., 56 vjeç
-D.L., 31 vjeç
-L.B., 51 vjeçe
Këtyre shtetasve u janë sekuestruar:
– 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,
– 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘
– 5.845 euro.
– Në datë 21 korrik 2017, në Fier, janë sekuestruar 70 kg lëndë narkotike janë arrestuar 5 shtetas.
– Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R.A., ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– Në datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore greke u bë sekuestrimi i sasisë prej 1,6 ton kanabis në Greqi, ku u arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.
Sendet e sekuestruara gjatë operacionit nga autoritetet greke janë:
– 1.586 ton e 700 gram kanabis;
– 2 gomone model YAMAHA HP me fuqi motorike 3×350 dhe 4×350;
– 1 mjet tip “Toyota Avensis” me targë IMX-9454;
– 7710 EURO;
– 1 pistoletë model “Valther PPK-L”, kalibër 7,65 mm;
– 1 pistoletë model “Pietro Berreta Garbone V.T, kalibër 7,65 mm;
– 1 pistoletë bosh model “POHM”, kalibër 9 mm P.A.K;
– 1 pistoletë ajër model “Walther”;
– 61 fishekë kalibër 7,65,32 mm;
– 37 fishekë bosh kalibër 9 mm;
– Telefona celularë.
– Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit H. Gj., të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.
– Në datë 27 shkurt 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore maqedonase, në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit M.M., në makinën e tij në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 85 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa,.
Gjithashtu, autoritetet maqedonase sekuestruan:
– Mjetin tip “Iveco Magirus”,
– 3 telefona.
Në datë 19 mars 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore në shtetin e Turqisë, u bë kapja në flagrancë e 11 shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1.1 tonë Cannabis Sativa.
Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi M.K.
Këtij grupi të strukturuar kriminal, pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis autoriteteve policore shqiptare me ato turke, gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.
Në Itali u janë sekuestruar 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.
Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Në banesën e shtetasit T.S., i cili u arrestua në flagrancë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Ky hetim proaktiv prej muajsh është ndjekur nga Njësia e Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.
Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet Kriminal.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjenci të tjera po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.