[sgmb id=”1″]
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas përplasjes së sotme mes policisë së Rendit dhe asaj bashkiake.
Shkak për këtë përplasje ka qenë tentative të Partisë Socialiste për të ngritur një tendë pranë bashkisë së qytetit, ky do të zhvillohet një takim i kryeministrit Rama me të rinjtë që votojnë për herë të parë.
Por Bashkia e qytetit kishte organizuar disa aktivitete me rastin e ditës së familjes për 15 majin. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi akuzon kryeministrin Rama se po provokon me tentativën për ngritjen e tendës pranë Bashkisë.
Në një reagim për mediat, Ademi tha se kryeministri Rama lejen për takimin me të rinjtë e ka pranë Prefekturës dhe jo pranë Bashkisë.
“Policia e rendit nuk lejoi aktivitetin sensibilizues të Bashkisë por ndërhyri në mënyrë të paligjshme. Kërkoi të bllokojë aktivitetin sensibilizues me arsyetimin se do të zhvillohet takimi i PS. Ne do të vazhdomë aktivitetin tonë për ditën e familjes”, tha Voltana Ademi.