Loading...

Në krye të Krimeve të Rënda, zbardhet pasuria e gruas që “tmerron” burrat

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku menjëherë pasi u emërua filloi me lëvizjet në organin e akuzës. Fillimisht u duk se Arta Marku, por krijonte “ekipin e peshkimit”, për të hedhur grepin tek të mëdhenjtë e inkriminuar, por lëvizjet e njëpasnjëshme vërtetuan tjetër gjë.

Ndryshimet e para u shoqëruan me një sërë reagimesh nga prokurorët e lëvizur, madje ndaj Markut u depozituan edhe dy padi me arsyetimin se nuk ka kompetenca ligjore për shkak se ka mandat të kufizuar.

Që në fillim dihej se si do të shkonin këto padi dhe se Marku do të triumfonte, por lëvizja me të cilën Marku ka goditur, pavarësisht kompetencave që ka, ishte shkarkimi i kreut të Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Në vend të tij, Marku emëroi drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela
Prokurorja Donika Prela zuri vendin e Besim Hajdarmatajt, pasi në fillim të këtij viti kishte “përzënë” nga drejtimi i Prokurorisë së Durrësit, prokurorin Agron Gjana.

Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku firmosi lëvizjen e kryeprokurorit të Durrësit, Agron Gjana, duke e dërguar këtë të fundit në Pukë.
Në vendin e tij, Marku emëroi Donika Prelën, e cila më parë ishte prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Kështu, Prela me mbështetjen e Kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, brenda harkut kohor prej pesë muajsh, ka bërë lëvizje të rëndësishme.

Brenda një kohe të shkurtër, Prela e ka parë veten në majat e organit të akuzës. Dhe e gjitha kjo thuhet se ka ndodhur, për shkak se ajo ka premtuar hetimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Prela ndryshe njihet si gruaja që “tmerron” burrat, duke iu referuar emërimeve të saj të njëpasnjëshme në organin e akuzës, vetëm në pak kohë.

Fillimisht “tmerroi” ish-kreun e Prokurorisë së Durrësit Agron Gjanën, më pas e nisi në Tiranë me ish-kreun e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn dhe në dorë ka edhe ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ndaj ish-kreut të organit të akuzës është regjistruar një procedim penal nga Prokuroria e Durrësit, në kohën që Prela drejtonte këtë prokurori.

Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash dhe ai tashmë është në “duart” e Prelës në Krimet e Rënda.
Emërimi i Prelës në krye të Krimeve të Rënda është komentuar në mënyra të ndryshme, duke qenë se ajo njihet edhe si mikeshë e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Gjithsesi Vettingut nuk do t’i shpëtojë as Donika Prela qoftë për aftësinë profesionale, bazuar në çështjet që ajo ka patur në duar, qoftë në aspektin pasuror.

Ndoshta atëherë do të zbardhet e vërteta e këtij emërimi, nëse ka lidhje me hetimet ndaj ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, apo nëse ka motive politike.
CNA.al sjell pasurinë Prelës të deklaruar me 24.03.2017 pranë ILDKPKI-së.
Pasuria e deklaruar nga kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela
Llogari bankare në shumën 4 500 758 47 lekë në emër të bashkëshortit Vangjel Prela. Vlera është përfituar nga shitja e një apartamenti si dhe kursimet familjare të depozituara në bankë, të deklaruara në vititn 2015.

Llogari bankare në emër të vajzës, nxënëse në klasën e gjashtë në vlerën 27 000 00 lekë.
Të ardhura nga shlyerja e huasë me datë 27.02.2015 e deklarur në vitin 2015, likujduar plotëisht me datë 02.08.2016 në shumën 300 000 lekë.
Kursime nga gjendja cash në shumën 500 000 lekë. Të krijuara nga të ardhurat e punës së prokurore dhe nga puan e bashkëshortit.

Të ardhura nga paga si prokurore në Prokurorinë Durrësit, për periudhën 2016, në shumën 1 195 108 lekë. Gjendja e llogarisë bankare të pagës me datë 31.12.2016, është pakësuar me 6 137 lekë.
Të ardhura nga paga neto e bashkëshortit Vangjel Prela me detyrë përgjegjës sektori pranë Bashkisë së Tiranë për vitin 2016, në shumën 813 517 lekë. Gjendja e llogarisë bankare me datë 31.12.2016 në shumën 73 812 63 lekë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com