Loading...

Ja si nisi dita në shkollën 9-vjeçare Dukat Fshat me rastin e Ditës Botërore të aktivitetit fizik! I pranishëm këngetari Fatosh Likoj!

10 Maji, Dita Botërore e aktivitetit fizik “Bëhu aktiv-Mbro shëndetin tënd” nisi me informimin e fëmijëve të shkollës 9-vjeçare Dukat Fshat.

10 Maj  -Kjo ditё njihet si dita me moton “ Bёhu Aktiv – Mbro Shёndetin tёnd”.

Dita e Botërore e Promovimit tё Aktivitetit Fizik i referohet aktivitetit fizik tё moderuar deri nё intensiv tё çfarёdo lloji, qё çdo njeri mund ta realizojё kudo me qёllim pёrmirёsimin e shёndetit.

Sic e shihni ne foto ne kete aktivitet ka qene i pranishem edhe kengetari i mirenjohur i kenges polifonike Fatosh Likoj.

 

Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë në mbarë botën është aktiviteti fizik i pamjaftueshëm.  Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet jo të transmetueshme siç janë sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti. Po ashtu aktiviteti fizik kontribuon në parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme.

Globalisht, 1 në 4 të rritur nuk është aktiv sa duhet.

Më shumë se 80% e adoleshentëve në botë nuk janë fizikisht aktivë sa duhet.

Shtetet anëtare të OBSH-së kanë rënë dakord të zvogëlojnë aktivitetin fizik të pamjaftueshëm me 10% deri në vitin 2025.

Sipas OBSH-së, aktivitet fizik quhet çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt që kërkon shpenzime të energjisë, përfshirë këtu aktivitetet e ndërmarra gjatë punës, lojës, kryerjes së punëve shtëpiake, udhëtimit dhe angazhimit në aktivitete krijuese.

ipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) fëmijët dhe adoleshentët e moshës 5 – 17 vjeç duhet të kryejnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik të moderuar në intensiv në ditë, të përfshihen në aktivitete që forcojnë muskujt dhe kockat, të paktën 3 herë në javë, të rriturit e moshës 18 -64 vjeç duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës. Ndërsa të rriturit e moshës 65 vjeç e lart duhet të kryejnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar gjatë gjithë javës.

Për të patur më shumë përfitime në shëndet, të moshuarit duhet të rrisin aktivitetin fizik me intensitet të moderuar në 300 minuta në javë.

Të moshuarit me lëvizshmëri të ulët duhet të kryejnë aktivitet fizik 3 ose më shumë ditë të javës për të rritur ekuilibrin dhe për të parandaluar rrëzimet.

Intensiteti i formave të ndryshme të aktivitetit fizik ndryshon në varësi të njerëzve. Për të qenë i dobishëm për shëndetin, të gjitha aktivitetet duhet të kryhen në periudha kohore të paktën prej10 minutash.

Aktiviteti fizik i rregullt përmirëson gjendjen e muskujve dhe frymëmarrjen, përmirëson dhe forcon eshtrat, zvogëlon rrezikun e hipertensionit, të sëmundjeve koronare të zemrës, diabetin, disa lloje kanceri (duke përfshirë kancerin e gjirit dhe kancerin e zorrës së trashë) dhe depresionin.

Aktiviteti fizik i pamjaftueshëm është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmërinë globale. /e.malaj/ /a.g/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com