Loading...

Vlore : Kapen dy persona si autore te djegies se makinave ( Emrat )

Vlorë Identifikohen dhe arrestohen autorët të cilët ditën e djeshme dyshohen se dogjën dy automjetet në fshatin Bunavi. Policia ka proceduar në gjendje të lirë dhe një tjetër shtetas.

Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, falë hetimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore autorët e ngjarjes së djeshme në fshatin Bunavi. Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake është kryer arrestimi i shtetasve:

Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë

Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.

Shtetasit e mësipërm për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon, në pronësi të shtetasit N.A., (babai Arsenit) dhe mjetin tip Volkswagen-Golf, në pronësi të shtetases R.D., (nëna e Klemendit).

Gjithashtu, do të hetohet në gjendje të lirë shtetasi, N.A., 55 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël pasi ka dhënë deklaratë të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ”Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, të parashikuara nga nenet 151, 301, dhe 305/b të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com