Një 35-vjeçare shqiptare në Selanik është futur në telashe serioze me policinë greke, pasi në banesë i është gjetur një sasi heroine.
Mësohet se në kuadër të operacionit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e shqiptares u gjetën dhe sekuestruan 10 pako me 5 kg 66 gram heroine, 9 ilaçe narkotike, 1 thike, 7 celulare, 1 peshore elektronike, 8365 euro, sistem vëzhgimi me 3 kamera, si dhe ekran e pajisje regjistrimi.
Policia po heton rreth dokumentimit të plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i shqiptares së arrestuar.