Është një lajm i keq për gjithë trafikuesit e drogës në magjistralen gjermane A3.
Në vendin e quajtur Montabaur qeni Lucky kontrolloi disa makina që vinin nga Holanda dhe arriti të gjejë më shumë se pesë kilogramë heroinë, kokainë, një pistoletë dhe municione, shkruan bild.de.
Rasti i parë: Është kapur një portugez 48 vjeçar. Lucky hipi në veturë dhe gjeti menjëherë drogën.
Rasti i dytë: Një veturë tjetër e ardhur nga Holanda, e drejtuar nga dy shqiptarë, 20 dhe 25 vjeç, qeni policor arriti të gjejë pistoletë dhe dhjetë fishekë.
Mes tjerash edhe 200 gram kokainë.