Loading...

Buka e grurit është luks në këtë shtëpi, bukë misri hamë vetëm , patatet i bëjmë gjellë. Kaq hamë ”

Në shtëpinë e Lin Zmalit ka pllakosur mjerimi dhe varfëria gdhijnë e ngrysin ditët 8 frymë.

“Nuk kemi as energji elektrike, as ujë. Nuk kam as KEMP kam pas një djalë me KEMP , ndihmën ekonomike na i kanë hequr në janar. Pasuri tjetër s’kam, jam pa kurrë farë leku. Nga kushtet më ka vdekur edhe vajza” thotë Lini.

Buka e grurit është luks në këtë shtëpi. “Kena mbet pa miell, bukë misri hamë vetëm , patatet i bëjmë gjellë. Kaq hamë ”

Fëmijët e Lin Zmalit janë të izoluar nga bota. “Shkolla është një orë larg nga këtu, më dhimbsen këta fëmijë, këta nuk janë as në punë as në shkollë”

Ka ndodhur që të gjithë pjestarët e familjes kanë qenë sëmurë rëndë e në shtëpi nuk kanë pasur asnjë ilaç. “Për një aspirinë të thjeshtë këtu vdes, se për mjekë nuk bëhet fjalë këtu. As një paracetamol nuk kisha në shtëpi kur më vdiq vajza.”

Varfëri dhe dashuri, lotët që nuk munden t’i ndalojnë për motrën e tyre, duan të largohen prej aty, një thirrje sikur duan t’i largohen. Edhe banesa vetë mbart burim sëmundjesh. Fëmijët e Linit shtyjnë ditët të pashpresë dhe pa asnjë të ardhme në fshatin Berishë e Epërme

“Kam pasur dëshirë të kisha shkollën e lartë, të gjeja një punë dhe të ndihmoja familjen. Jeta këtu është e vështirë sidomos në dimër. Bie dy metra dëborë është ftohtë. As bukë nuk ke ku të marrësh” thotë Pranvera 19 vjeç. Ëndrra e tyre është të vazhdojnë shkollën, të sigurojnë një punë e të shpëtojnë nga ferri i përditshëm. Fëmijët e Linit thonë se e urrejnë këtë vend. “Vetëm thjesht mendoj te largohemi nga ky vend qe nga dita qe me ka vdekur motra e urrej shume ketë vend po ku te shkoj? S’ke ku shkon.”

Fëmijët e vuajnë humbjen e së motrës, dhimbjen e thellë të babait. Pranvera e mban mend mirë atë ditë të zezë dimri kur i ati u kthye me motrën e vdekur në shtëpi.

“E kishin nisur për në spital e kishin marre se këtu nuk dilte mushku kishte 1 metër e pak bore, erdhi ambulanca me fadromen dhe e kishin nisur motren babi xhaxhi pastaj motra ka vdekur ne rruge. Dolen duke qare atje larte, e kuptuam qe motra kishte vdekur pastaj kur erdha ne shtepi sollen motrën. Ishte dite shume e keqe”. Pranvera do që lotët e të atit të thahen. I jep forcë duke i qëndruar pranë.

Sot një  tjetër vajzë e Linit  dergjet në spitalin pediatrik.  Lumturia, 11 vjeç jetën e dytë e ka  falë ndërhyrjes së mjekeve të QSUT –së. Lini arriti ta sjelle në spital. Vajza jeton falë mjekëve që nuk mbërriti dot kurrë. Prindërit e saj Lini dhe Lindita nuk mund të qeshin më “Më dhëmb shpirti, kurrë nuk do ta harroj atë fëmijë, nuk më zë gjumi prej saj nuk e përballoj dot të shkoj në atë vend. Kam frikë se do më vdesin fëmijët e tjerë”/News24

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com