Policia greke ka mundur të arrestojë pak minuta më parë, dy të arratisurit nga burgu tre ditë më parë në momentin që po transportoheshin drejtë një institucioni tjetër për të vuajtur dënimin.
Ata ishin dy të fundit nga grupi prej 4 të arratisurve shqiptare që mundën t’i shpëtojnë gardianëve tre ditë më parë në portin e Pireut.
Sipas mediave greke, operacioni u zhvillua në lagjen Nea Filadelfia rreth orës 21:00 të mbrëmjes, sipas orës lokale. Për kapjen e tyre u dërguan forcat speciale të policisë greke.
Alfons Doçi dhe Xhuljan Halili, dy të dënuarit me burgim të përjeteshëm nga drejtësia greke nën akuzat e vrasjes dhe trafikun e lëndëve narkotike, nuk bënë asnjë rezistence gjatë aksionit për kapjen e tyre.