U krijua si biznes familjar nga babëzia për pasuri, po kthehet në gërmadhë si pazar i djegur
Shkruan Memo Aliaj
Partia “LSI Sh.p.k.” e familjes “Meta-Kryemadhi”, po përjeton një fazë shkatërrimi në vazhdim, që nuk mund të ndalet as me “programin integrues”, as me “gjakun e ri” të mbledhur “me kokrra” në këtë parti” e që politikën e quajnë “PUB”.
Rrënimi I kësja partie, nuk mund të ndalet dot as me “idetë largpamëse” që jep Petrit Vasili dhe as me vallet popullore të pronarit real të kësaj partie, “klonuar” president prej PS. Aq e shpejt dhe e pashmangshme është shkrirja e LSI së gjorë, sa edhe vetë kryetarja trashgimtare Kryemadhi, ka vendosur të mos veproj për ta ndalur, duke bërë sikur nuk e shikon këtë karahurë që do ta lërë vetëm!
Braktisja e LSI, ka përfshirë të gjithë nivelet e përfaqësimit të saj në qeveisje, në administratë dhe në pushtetin lokal.
Nga kjo parti po ikin e vazhdojnë të ikin këshilltarë bashkiak e qarku në Fier, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Skrapar, Berat, Kuçovë, Peshkopi, Vlorë, Elbasan, Librazhd e kudo. Të tjerë janë gati të hedhin poshtë kartonin e përfaqësimit me logon “LSI shpk”, për t’iu bashkuar PS, partisë “mëmë”, prej së cilës i largoi çifti Meta-Kryemadhi, duke i joshur me vende pune.
Tashmë, braktisjet kanë përfshirë strukturën vertikale të kësaj partie. Pas administratorit lokal të Njësisë Zall-Herr në Tiranë, LSI-së “i lanë shedenë” edhe tre drejtuesit e njësive administrativ në Bashkinë Memaliaj, konkretishrt në ish-komunat Luftinjë, Krahës e Buz.
Sipas të dhënave nga ka “Regjistri i Lonës së LSI” (të besuarës së Ilirit, ose shefes së kuadrit të partisë, që me urdhër të Monikës punësonte njerëz pa pagesë), thuhet se “partinë e integrimit” e kanë braktisur 80% e të punësuarev në shtet dhe 70% e të rinjve “firi-fiu”, që LSI i joshte me bluza me kokën e Likës, me suflaqe e birra në kampingun e Jalës.
Sipas informacioneve, këto ditë po bëhet gati edhe ikja e disa kryebashkiakëve të saj, aq sa rrezik t’i mbetet vetëm kryetar Nesimi i Skraparit, jo se ai “babaxhan” do LSI-in, por meqë ka mandatin e krybashkaikut edhe 1 vit, por edhe ngaqë nuk ka ku gjen punë, mbasi siç thuhet, nuk e pranojnë as si administrator pallati! Ndërsa 2 deputetëët Shkëlqim Selami e Gledion Rehovica ia “hëngri” dekriminalizimi, “daulle” të tjera largimi nga kompania “LSI-Shpk”, po dëgjohen të bien nga deputetët e saj Koka, Bitri e Tavo, të ndjekur me marifet e “me dridhje” edhe nga Nasip Naço, Nora, Malaj, Shezai Rrokaj, Viktor Tushaj, Agron Çela dhe dy “çupëlina” deputete nxënëse shkolle, që deputëtllëkun e quajnë pagë për ushqim, psipillosje e kapardisje para shoqeve të klasës, duke u hequr si “figura të larta shteti”, pa mendt e të cilave, politika… ngec në vend dhe Shqipëria nuk futet dot në BE!
Sipas filxhanit që Zhezai Rrokaj, ka parë këto ditë tek Baba Mondi, flitet se LSI do katandiset vetëm me Monikën, Edmond Panaritin e i miellit serb, pulave të importit që fryheshin me pomp e kosit me qumësht pluhur dhe me Petrit Vasalin e tenderave të ilaçeve të vjedhur e të skaduar, në kohën kur ishte ministër Shëndetësie! “Tërmeti” i braktisjeve të shumta që po vazhdon të rrënoj këtë “parti-ruletë” e cila shëtit dhe ndalon atje ku gjen “tagji”, po vërteton faktin se kjo parti, u krijua si biznes privat i një familjeje të babëzitur për pasuri dhe po falimenton si pazar i djegur i tyre, duke u kthyer nga LSI… në LS-HI.