Loading...

PO KTHEHEJ NGA IBIZA, SEKSERI I FURNITORËVE SHQIPTARË I DROGËS ARRESTOHET NË AEROPORT!

Një 25-vjeçar italian i shpallur në kërkim për drogë është arrestuar në aeroportin e Malpensa-s, kur sapo kishte mbërritur me avion pas një udhëtim në Ibiza, në Spanjë.

Masa e ndalimit ishte lëshuar për të në kudrin e operacionit “Old Story-Eden”, që kishte në shenjë 33 persona, prej tyre 27 italianë dhe 6 shqiptarë, të gjithë nën hetim për aktivitet kriminal të trafikut të drogës, importim dhe tregim në Milano.

Gjatë 30 ditëve të fundit, hetuesit e skuadrës së Milanos kanë bërë përpjekje për ta kapur 25-vjeçarin,  që zbuluan se ndodhej në Ibiza. Ai ishte zhdukur që nga 11 prilli. Ishte figurë e spikatur e një grupi kriminal, që shpërndante kokainë dhe marihuanë në sheshet e Bruzzano-s të zonës Comasina  si dhe ishte ndërmjetësues me furnitorët shqiptarë.

Gjatë kontrolleve, policia kontaktoi me nënën e të arratisurit që njoftoi për kthimin e të birit në Itali. Dje pasdite, agjentët e skuadrës e kanë pritur në aeroportin e Malpensa-s për t’i njoftuar urdhër-arretsin dhe e kanë dërguar në burg.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com