“Delet”. Kjo është fjala në gjuhën shqipe që Andrea Ndoja, në prag të vdekjes, i pëshpëriti shokut të tij Toni para se të vdiste.
Historia e vrasjes së viktimës është zhvendosur, pranë Antonios dhe Tonit, miq të Andreas që nuk munden as të flasin. Antonio, i mbështetur në makinën para shtëpisë së tragjedisë, bëri një gjest me dorën e tij sikur të donte të tregonte se nuk mund të flasë.
Toni është po aq i tronditur, por ai merr guxim, merr frymë thellë dhe tregon të vërtetën, duke i mbajtur lotët e dhimbjes, pasi përndryshe do të nisin dhe nuk mund të ndalin.
“Isha me Andrean gjithë ditën dhe dëgjova thirrjet që ai e mori pa pushim por që nuk i fliste njeri. Më lejo ta shoh numrin, i thashë atij, më lejo ta shoh se kush është ai, ndoshta unë mund të të ndihmoj, kam përjetuar tashmë situata të tilla”.
Këtu Toni u ndal, në mendje i kujtohen histori të vjetra të dhunës që dukeshin të vdekura dhe të varrosura, por fatkeqësisht u kthyen me lajme dramatike të mërkurën në mbrëmje në Sinalunga-n e qetë.
“Gjashtë apo ndoshta shtatë muaj më parë ndodhi diçka, tha Toni, por mendova se ishte tani një histori e mbyllur përgjithmonë. Shiko xhaketën time i thashë Andrea, shiko se si është bërë. Më sulmuan dy veta, ata kishin thika, për fat të mirë unë mbrojta veten me një shkop dhe i detyrova të arratiseshin. Xhaketa ime është shqyer në disa vende. Ia tregova Andreas, nëse ai do më kishte dëgjuar, do ta kisha mbrojtur, ndoshta do t’i largonim dhe tani ai do të ishte ende gjallë”.
Toni e ndalon tregimin e historisë së tij, merr frymë, shikon përrreth një çast dhe pastaj kthehet duke treguar disa orë prapa, në kohën e vrasjes.
“Nuk e kuptuam se dikush kishte ardhur për të kërkuar Andrean, shpjegon ai, isha në katin e sipërm po bëja një dush, në shtëpi ishte edhe Antonio. Papritmas dëgjoja një zhurmë të fortë, por në fillim nuk mendova se ishte një armë zjarri. Mendova se dikush po rregullonte diçka, ndoshta kishte rrëzuar pa dashje një objekt”.
Historia bëhet dramatike dhe prekëse kur fjalët e Tonit dalin me vështirësi, të hutuara, pothuajse të mbytura nga një thirrje e menjëhershme, sepse ai përpiqet të mos lëvizë. “Andrea erdhi të takohej me mua, ai ishte i mbuluar me gjak, më përqafoi duke pëshpëritur delet. Pastaj, vazhdon Toni, ai më ka zbuluar edhe diçka tjetër që nuk e kam kuptuar mirë, ndërsa fjalët e fundit që kurrë nuk do t’i harroj ishin: “Delet janë kthyer” më tha ai para se të vdiste dhe më pas ai ndërroi jetën në krahët e mi”.
Toni dhe Antonio kaluan ditën e djeshme para skenës së krimit. Së pari me keqardhje për të mos qenë në gjendje të shpëtonin jetën e shokut të tyre dhe së dyti me heshtjen nga dhimbja. Do të jetë e pamundur të harrohet.
Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, më 9 maj, teksa karabinierët nisën menjëherë hetimet.
Sipas mediave italiane në pranga është vendosur një bari i dyshuari kryesor për vrasjen e Andrea Ndoja.
Giulio Sale, 45 vjeç, besohet se ka qëlluar mbi 22 vjeçarin dhe më pas është arratisur. Por, gjatë arratisjes ai është rrëzuar për shkak të terrenit të vështirë, duke thyer këmbën dhe brinjë, çka ka mundësuar gjetjen e tij nga karabinierët dhe hedhjen e dyshimeve se ai është autori i ngjarjes.
Sipas hetimeve, dy janë pistat kryesore: E para, arsyet ekonomike dhe rivaliteti mes tyre e kanë shtyrë 45 vjeçarin në vrasje ose mosmarrëveshjet që mund të kenë pasur mes tyre.
Ndërkohë prokuroi Nicola Marini ka kërkuar autopsinë e viktimës, e cila do të nxjerr në dritë të tjera detaje./express