Ditën e martë kryeministri shqiptar Edi Rama do të udhëtojë drejt Parisit ku do të zhvillojë një takim 60 minutësh me presidenti francez, Emmanuel Macron. Takimi do të mbahet në pallatin ‘’Elysse’’. Vizita e Ramsë në shtetin e tij të preferuar vjen në kuadër të lobimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Ky i fundit pritet të dalë në një vendim konkret në muajin qershor, por shqetësuese mbetet vendimmarrja e shteteve skeptike të BE si Gjermania dhe Holanda. Pikërisht, pas vizitës që zhvilloi në Gjermani ku u prit nga kancelarja Angela Merkel, Rama tashmë udhëton drejt Parisit me qëllim marrjen e mbështetjes së Francës.