Gazetari i njohur Arian Cani nga “Studio e Hapur” tha se pas akuzave publike te ngritura nga PD, ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ka dale me i forte.
A ka pergjegjesi per ate qe ka bere i vellai?
Ja si pergjigjet Cani:
“Parimisht s’ka se si të ketë përgjegjësi, ata që kanë vëllezër s’është se jetojnë me vëllezetit se në këtë pikëpamje jo vetëm Xhafaj prezumohet pa asnjë faj. Moralisht po, politikisht s’besoj se politika s’është se ka ndonjë moral.
Në një vend tjetër ministri do ikte mnenjëherë, s’ka nevojë të dalë kryeministri.
Amerikanët gjithmone kane qene dakort me nje minister te Brendshem qe ka një cen në biografi. Amerikanët historikisht këtë kanë luajtur. Xhafaj është më i fortë pas kësaj akuze se në kontekstin italian a grek, do kishte ikur vete, në konteksin shqiptar ku bëhet “muti mullar” e askush s’do me dit, unë nuk shof arsye pse duhet të iki”.
Ai ka vijuar edhe me tej duke thene se nuk e ka degjuar njeri ambasadorin amerikan Donald Lu te flase per kanabizimin e vendit.
“Keni dëgjuar të thotë ndonjë llaf për kanabizimin ambasdori amerikan? Jo. Ne jemi në një vend ku të tjerët vendosin për ne”.
Eni Vasili: A e ka pranuar ambasadori amerikan kanabizimin?
Cani: Po totalisht, ai ka folur me superlativa për Fatmir Xhafën, prandaj them ca premise do vëmë në tavolinë për analizën. Këtë situate e zgjidh vetëm ambasada amerikane.
Xhafaj ka mbrojtur të vëllanë, edhe me ligj, bravo i qoftë, deri tani ambasada amerikane s’ka asnjë kundërshtim edhe vetë Rama e ka kuptuar dhe ka filluar të bëjë ironi, kur tha se do kishte folur Donald Lu.
Nëse opozita me njerëz të tjerë që mund ti bashkohen kësaj kauze, nëse e bëjnë fabul sic bënë dekriminalizimin, se ne ate kohe nuk e besonte njeri, talleshin por e fitoi Basha atë betejë, ishte fitore e madhe e opozitës, nëse e ndjekin hap pas hapi këtë histori dhe e shohin që ka reagime nga media, zerat publike, të jesh e bindur Eni se edhe ambasadori amerikan do flase, do shkoje te takoje Ramen dhe do ti thote “ej, u bënë shumë keta, s’mund ta anashkalojmë dhe do ta marrë në telefon Xhafën, e do i thote “ne e dime qe ti s’ke faj, por hap cik krahun”.
Jemi në fillimet e një procesi, sa interes ka opozita ta bëjë këtë betejë që ta detyrojë ambasadorin amerikan ti’ thotë Xhafës hap krahun, une po te isha ne vend te Lulzim Bashes do doja te kisha nje minister te Brendshem lehtesisht te shantazhueshem”, tha Cani.