Qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë pasi një firmë ndërtimi ka dëmtuar rëndë rrjetin e ujësjellësit.
Gjatë punimeve në bulevardin Vlorë-Skelë, firma dëmtoi një tubo gize 300 mm, që është pjesë e rrjetit kryesor që furnizon me ujë të pijshëm qytetin bregdetar.
Si pasojë e këtij defekti të shkaktuar paraditën e së enjtes, qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm gjatë orarit të pasdites.
Zona e vetme që nuk do të ketë mungesë të ujit të pijshëm nga ky defekt, është ajo nga Bashkia e Vlorës deri tek Spitali Rajonal.
Specialistët dhe punëtorët e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime po punojnë që dëmtimi në tubacionin pranë Stadiumit “Flamurtari”, të riparohet sa më të shpejtë.
Ndërmarrja e Uësjellës Kanalizime Vlorë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve./oranews