Loading...

Kemi lënë nam të gjithë! E turpshme të jemi në vend të parë për këtë gjë

Ndotja e ambientit dhe ajrit janë dy çështje që shkojnë paralel me njëra-tjetrën dhe mbeten problematika më shqetësuese në të gjithë botën.

Edhe pse shumë herë është tentuar të ndalohet dhe të reduktohet përdorimi i plastikës, sërish nuk ka pasur sukses dhe gjenerimi i mbetjeve prej tyre mbetet ende shumë i lartë.

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të mbetjeve plastike në kontinentin europian, kjo sipas të dhënave të INSTAT.

Vetëm gjatë vitit 2016 çdo shqiptar ka prodhuar rreth 396 kg mbetje, nga të cilat rreth 40 kg kanë qenë mbetje plastike.

Referuar të dhënave të Eurostat një qytetar i BE-së mesatarisht ka gjeneruar 31 kg mbetje plastike. Vendin e parë për gjenerimin më të lartë të plastikës e mban Irlanda, me 61 kg plastikë për banor në vit edhe pse për nga numri i popullsisë është shumë larg nesh.

Ndërkohë, Bullgaria është vendi që prodhon më pak mbetje plastike në Europë, vetëm 14 kilogramë.

Sipas një studimi të publikuar vitin e shkuar nga “Science Advances”, Shqipëria gjatë 6 dekadave të fundit ka prodhuar 8.3 miliardë metër3 plastikë, ku pjesa më e madhe e tyre përfundojnë si mbetje.

Parashikimi i frikshëm nga kërkimi i Forumit Ekonomik dhe fondacioni “Ellen MacArthur”:
“Çdo minutë një kamion me mbetje plastike përfundon në oqeane.  Nëse plastika vazhdon të gjenerohet me këto ritme, deri në vitin 2050 në dete do ketë më shumë plastikë se sa peshq.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com