Loading...

Shenjtëria e një dite…që po cënohet! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë

Shkruan Pranvera Vatoci

Drejtësia në një vend demokratik normal është afër shenjtërisë. Se vetë ligji është i shenjtë e i pacënueshem. Përballë tij të vegjlit rriten e të medhenjt zvogëlohen. Pas Zotit është ligji dhe së bashku veprojnë për t’i dhënë njerëzimit drejtësi.

Ligji vetëm në diktatura e neodiktatura është levë e pushtetit dhe e politikës. Në vendin tonë 27 vite më parë përpos shumë gjërave u duk se edhe drejtësia do shenjtërohej. Por fatkeqësisht dora e politikës u fut me egërsi për ta monopolizuar. Dhe kjo nuk dëmtoi vetëm trupën e drejtësisë por vetë qytetarët.

Natyrisht që ka korrupsion në drejtësi… dhe ky nuk është fenomen shqiptar. Por është politika prodhuesja parësore e këtij korrupsioni. Një gjyqtar shembullor përzihet nga sistemi për pak para të pajustifikuara, ndërkohë që e gjithë elita politike e shtetërore përflitet për miliona korruptive. Dhe pastaj turren e viktimizojnë deri në kryqëzim drejtësinë.

A mund të jepet drejtësi me paga skandaloze? A mund të jepet drejtësi kur gjygjtari e prokurori nuk kanë me të voglën mbrojtje “madje dhe armët i detyruan t’i dorëzojnë“, teksa dërgojnë pas hekurave kriminel e banda trafikantësh.

A ju kujtohet Skerdilajdi ne Vlorë?! Të gjithë në sulm ndaj drejtësisë si një kor i zi korbash politikanë & kriminelë. Vetingu po përdoret jo për pastrim, por si një aksion që i ngjan revolucionit kulturor të Mao Ce Dunit!   Ndaj në këtë ditë le të reflektojmë të gjithë jo vetëm punonjësit e drejtësisë. Drejtësia e shantazhuar është drejtësi e munguar.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com