Tragjedi në një shkollë profesionale një nxënës qëllon shokun dhe më pas vret veten. Një nxënës i një shkolle profesionale në Siberi qëlloi dhe plagosi një nxënës tjetër përpara se të vriste veten, thanë zyrtarët rajonalë.
Komiteti Hetues i Rusisë tha përmes një deklarate se nxënësi 17-vjeçar qëlloi shokun e klasës në shkollën Barabinsk, përpara se të kthente armën kah vetja.
Komiteti tha se sulmuesi ka vdekur nga plaga në vendngjarje, ndërsa viktima e tij u dërgua në spital.
Dy nxënës të tjerë u hodhën nga dritarja për të ikur nga sulmuesi.
Në janar, 15 nxënës janë plagosur në një sulm me thikë nga një adoleshent në qytetin rus Perm.