Loading...

Problemi i ujrave të zeza në Orikum! Ja ç’farë pritet pas takimit me Konsulentet e Bankës Gjermane.(Video) !

Drejtori i Ujesjelles kanalizimeve Dorjan Xhelili zhvilloi kete te Marte ne zyren e tij nje takim me konsulente te Bankes Gjermane per zhvillim dhe perfaqesues te Fondit Shqiptar per Zhvillim.

Ne takim kishte dhe inxhinier dhe specialiste te ujesjelles kanalizimeve . Qellimi i takimit ishte diskutimi per vazhdimin e projektit te trajtimit te ujrave te zeza ne Njesine Administrative Orikum . 

Qe prej vitit 2015 ne Orikum eshte ndertuar Impianti i Trajtimit te ujrave te ndotura por nuk eshte vene ne funskionim. Perfaqesuesit e Bankes Gjermane per Zhvillim u njohen me situaten aktuale duke kerkuar te mesonin nga specialistet e Ndermarrjes se Ujesjelles Kanalizimeve cilat do te jene drejtimet kryesore qe ky investim te vendoset ne funksion te plote, cfare investimesh duhet te kryhen dhe ku duhet te konsistojne nderhyrjet qe investimi i kryer te kthehet ne dobi per komunitetin.

Ata ishin ne vecanti te interesuar per anen teknike te problematikes. Pas takimit ne zyre ata u zhvendosen ne Orikum ku u pa nga afer puna ne terren.

Ky eshte nje investim 15 milion dollare i cili akoma nuk eshte vene ne funksionim duke lene pa zgjidhje problemin e ujrave te zeza dhe te ndotura te cilat ndikojne negativisht te turizmi ne zonen tone.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com