Loading...

Cila është kompania që Fabjan Topollaj dhe deputetja Reme Lala marrin tendera nga Qeveria?

Grupi Parlamentar Demokrat është përfshirë në debate në lidhje me tenderët dhe koncesionet korruptive që, sipas demokratëve, qeveria po ua kalon klientëve të saj. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin në Grupin Parlamentar për tenderat që ka marrë vëllai i Kryeministrit Edi Rama dhe njerëz të afërt të tij, të cilët duhet të denoncohen me forcë nga opozita.

Por Berisha u përball me reagimin e deputetit të Qarkut të Fierit, Myslim Murrizi, i cili kërkoi që demokratët t’i nisin akuzat nga vetja. Murrizi ka kujtuar në Grupin Parlamentar se funksionarë të PD-së si, Ridvan Bode dhe Fabian Topollaj, marrin tendera nga qeveria.

“Doktor, këta deputetët që janë këtu, janë të rinj dhe kanë ardhur në parti me korrespondencë. Ne kemi brenda partisë njerëz që përfitojnë tendera e poste dhe mbajnë në duart e tyre flamurin e opozitarit. Unë jam që ta fillojmë me këta tanët, që edhe thonë që jemi opozitarë edhe i bëjnë opozitë opozitës, në një kohë që joshen dhe marrin tendera nga qeveria.

Nuk duhet të mbajmë dy standarde për të njëjtën gjë. Besoj të gjithë jemi të njohur me investigimin e një televizioni në lidhje me një firmë fantazmë, që mblidhte mbetjet spitalore. Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administratore e kësaj kompanie është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, dhe vëllai i deputetes Reme Lala,” – u shpreh Murrizi.

Tpz.al mëson se kompania që përmend Murrizi, është ECOMEDICA, e cila merret me trajtimin, sterilizimin dhe incenerimin e mbetjeve spitalore. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, është Arlind Lala (vëllai i deputetes Reme Lala) dhe Fatbardha Topollari (e ëma e Fabjan Topollaj). Ky i fundit pak kohë më parë ka ndryshuar mbiemrin, duke e kthyer nga Topollari në Topollaj.

Sipas transaksioneve të Thesarit të Shtetit, kompania ECOMEDICA, e themeluar para 1 viti, ka përfituar plot 8,082,227 lekë të reja nga tenderat publikë përgjatë viteve 2017-2018. Kryesisht, ECOMEDICA ka ushtruar aktivitetin e saj me tendera në qytetin e Beratit, Kukësit, Lushnjes, Tropojës, Tiranës dhe shumë qytete te tjera.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com