Ajo që duhet të ishte një mbrëmje argëtimi me miqtë është kthyer në një tragjedi… Një i ri ka humbur jetën orët e para të kësaj të mërkure.
Teksa ishte duke luajtur kalçeto në Reps të Mirditës, 29-vjeçari Edison Prenga është ndjerë keq. Rrugës për në spital ka gjetur vdekjen. Dyshimet paraprake janë se i riu ka pësuar atak kardiak.
“Rreth orës 00:05, në Reps, në një kalçeto, shtetasi E.P., 29 vjeç banues në fshatin Mashterkorë, duke luajtur futboll ka pasur probleme shëndetësore (kardiake) dhe rrugës për në spital ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale”, njoftoi Policia.
Në një postim në rrjetet sociale, Kristian Prenga, luftëtar i arteve marciale, bën një dedikim prekës për Edisonin:
“Lamtumire vellai im i femijerise. Me vjen keq qe po te them lamtumire permes nje postimi ne rrjete sociale.T e mori Zoti afer vetes ne nje moshe shume te re. Do e kesh gjithmone nje vend ne memorien dhe zemren time per te gjitha ato kujtime dhe momente qe u rritem se bashku. Tu prehte shpirti ne paqe prane Zotit Edison!”.