Loading...

19 vjecari, super talenti shqiptar firmos me Bayern

Talenti shqiptar, Meritan Shabani ka bërë një hap të madh për karrierën e tij futbollistike.

19-vjeçari i lindur në Gjermani, por me prindër shqiptarë prej kohësh luan për të rinjtë e Bayernit, ndërsa tani firmosur një kontratë të re me klubin bavarez deri në verën e vitit 2020.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Bajernit, ku Shabani prezantohet si një talent mjaft premtues.

Ai është grumbulluar edhe disa herë nga tekniku Jup Henikes madje në ndeshjen ndaj Eintrat Frankfurtit, Shabani e nisi si titullar.

Për sa i përket kombëtareve, Shabani ende nuk ka pasur një prezencë as me Shqipërinë as me Kosovën por me siguri që nuk do të mungojnë kërkesat për të, ku në garë mund të hyjë edhe Gjermania.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com