Sa herë të shkoni në tualet mund ta kontrolloni gjendjen e shëndetit tuaj. Kjo mund të tingëllojë e pamundur, por në fakt mund të bëhet përmes urinës. Krejt çfarë duhet të bëni është të kontrolloni ngjyrën e urinës, e cila ju tregon nëse jeni në rregull apo nëse keni nevojë për kontrolle mjekësore.
Bright Side ka gjetur përfundimet që mund të arrini për shëndetin në bazë të disa nuancave të ngjyrës së urinës. Urina përdoret për analiza laboratorike dhe është tregues i mirë për disa çrregullime apo sëmundje.
Ngjyrë portokalli.
Disa lloje të barnave, duke përfshirë kemoterapinë, pastaj konsumimi i madh i vitaminës B2 dhe karrotave mund ta bëjnë të portokalltë urinën tuaj. Nëse janë këto arsyet, atëherë:
-Pini më shumë ujë. Nëse nuk pini ujë sa duhet, urina mblidhet dhe bëhet me ngjyrë të errët. Pas disa orëve dhe gotash uji do të jeni në rregull.
-Kontrolloni sytë. Nëse vëreni pikla të verdha në të bardhën e syve, mund të keni probleme me mëlçinë.
Rozë në të kuqe.
Ngjyra e kuqe është alarmuese, por para se të shqetësoheni kontrolloni këta shkaktarë të mundshëm. Përveç nëse keni ngrënë fruta me ngjyrë të errët, që është krejt në rregull, urina e kuqe mund të shkaktohet nga medikamentet dhe antibiotikët si Rifadini.
Gjaku në urinë mund të jetë tregues i pranisë së kancerit në veshkë, gurëve në veshka, infeksione të traktit urinar e të tjera.
Gjelbër ose kaltër.
Këto ngjyra janë shokuese pasi janë të pazakonshme, por arsyet mund të jenë prej ushqimit si asparagusi, disa medikamente si Propofoli. Nëse këto nuk janë arsyet, duhet të shkoni te mjeku pasi mund të keni Pseudomonas, një bakterie që shkakton gurë në veshkë.
Urina e kaftë.
Urina ngjyrë kafe mund të jetë shenjë e mungesës së ujit në trup. Ka edhe ushqime që ua bëjnë urinën me këtë ngjyrë, por nëse pini shumë ujë dhe nuk ka përmirësime, mund të keni probleme me veshkat dhe mëlçinë.
Urina me shkumë.
Nëse shihni që po bëni urinë me shkumë, ka gjasa që të jetë më së shumti për shkak të shpejtësisë së urinimit, por mund të jetë edhe për shkak të proteinave në urinë, që mund të zbulojë probleme serioze në veshkë.
Urina e tejdukshme.
Nëse shihni që urina nuk ka ngjyrë fare dhe është e tejdukshme, mund të ndodhë që po pini shumë ujë. Preferohet që të pini dy litra ujë në ditë, por nëse pini më shumë mund t’i largoni kripërat nga trupi.
E verdhë e zbehtë, e tejdukshme dhe e mbyllët.
Këto ngjyra tregojnë që nuk keni asnjë problem shëndetësor. Ngjyra ideale e urinës është e zbehtë në të artë, që tregon balancim të mirë mes ujit dhe kripës në organizëm. Rregulli është ky: nëse urina duket si limonadë, jeni plotësisht të shëndetshëm.