Loading...

18-vjeçare nga Vlora humbi jetën, gjyshja vë kujën kur mëson lajmin

Momente të rënda për gjyshen e moshuar të vajzës 18-vjeçare nga Vlora, e cila humbi jetën rrugës për në spital, pak momente pasi humbi ndjenjat në klasë.

Greta Kasaj, e cila mësonte në shkollën e mesme “Jani Minga” në Vlorë, ishte në orën e mësimit paraditen e sotme, kur befas ra pa ndjenja.

Gjyshja e saj ka vënë kujën, kur ka mësuar se mbesa të cilën e kishte rritur jetime, pasi ia kishte lënë e bija kur ishte e vogël, kishte humbur jetën.

E moshuara, nuk është përmbajtur dot dhe e ka qarë me ligje në oborrin e spitalit. Ndërkohë edhe i ati vajzës maturante, thotë se kishte folur me të bijën në mëngjes dhe i kishte thënë se ishte mirë, duke hedhur akuza për vonesë të ambulancës,

Mësohet se e ndjera vuante nga epilepsia, çka mendohet se i ka shkaktuar edhe vdekjen, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes./Noa

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com