Loading...

Shkarkimi i Hajdarmatajt, vjen sqarimi zyrtar nga Prokuroria: Do të sjellë ndjekje penale më të shpejtë

Besim Hajdarmataj u shkarkua sot nga detyra e kryetarit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka emëruar në vend të tij zonjën Donika Prela. Pas kësaj lëvizjeje, Marku ka deklaruar se me ndryshimin në drejtim do të ketë edhe ndjekje penale më të shpejtë dhe të efektshme.

“Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com