DVP.Vlorë
Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë shpallur në kërkim shtetasin :
A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, Vlorë, (pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 35 kg lëndë narkotike kanabisi dhe dy armë gjahu).
Po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Sokol.I., 31 vjeç, banues në Sarandë,
Ledjon.H., 38 vjeç, banues në Ksamil.
Të dy shtetasit e mësipërm, në Ksamil, kanë vjedhur një sasi telash të instalimeve elektrike në hotelin e shtetasit V.B..
Strukturat e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :
Edmond.M., 54 vjeç, banues në Kalasë,Delvinë, (pasi duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, nën efektin e pijeve alkoolike, ka goditur mjetin tip “Benz”, të shtetasit S.L).
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.