Loading...

Kosovari i vrarë në Krujë, trupi gjykues cakton masën e ”arrestit me burg” për të dyshuarin. Çfarë i gjeti policia në dhomën e gjumit

Në pritje për t’u njohur me konkluzionet përfundimtare të ekspertizës së ADN dhe konkluzioneve të ekspertizës mjeko-ligjore për të mësuar rreth asaj që ka ndodhur me vdekjen 61-vjeçarit Kosovar Xhafer Osmani, në gjykatën e Krujës gjatë ditës së djeshme është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Besnik Shehaj.

Trupi gjykues, më kërkesën e prokurorit të çështjes vendosi të caktojë masën e “arrestit në burg” për Besnik Shehaj. Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe prokuroria e Krujës si personi përgjegjës për ngjarjen e djegies së Xhafer Osmanit që u gjet në fshatin Derven, por pas verifikimeve rezultoi se ai nuk ishte i implikuar në këtë ngjarje.

Por Besnik Shehaj, ra në rrjetën e drejtësisë shqiptare aksidentalisht, pasi në vorbullën e verifikimeve, policia ushtroi dhe një kontroll në banesën e Shehajt, ku në dhomën e gjumit konstatoi një armë zjarri, tip pushkë, dy karikatore dhe 300 fishekë.

Si doli emri i Shehajt në dosje

Përfshirja e emrit të shtetasit Besnik Shehaj në këtë ngjarje, erdhi pas analizimit të filmimeve të një karburanti në zonën e Fushë-Krujës. Gjatë analizimit të këtyre pamjeve është vërejtur se makina “Wolsfvagen Turan”, dallohet se ka hapur krahun buzë rrugës dhe pas rreth një minutë, futet në këtë rrugicë.

Po kështu 10 apo 17 minuta më pas, në ambjentet e karburant “Eri”, hyn një automjet tip “Benz” me ngjyrë të zezë, nga ku del një person mashkull, dhe tenton të hapi bagazhin e automjetit. Por gjatë kësaj kohe nga vendi i drejtuesit të makinës, zbret një vajzë, e cila hap bagazhin dhe vazhdohet të furnizohet automjeti me karburant.

Ky person quhet Besnik Shehaj, dhe se largohet nga zona e karburantit dhe shkon në drejtim të rrugës, ku hyrë 17 minuta më parë makina e kosovarit Xhafer Osmani. Nga pamjet filmike, Shehaj kërkon diçka në anën anësore të rrugicës, dhe pasi kthehet, vjen me një shishe plastike. Hyn në banjë dhe pasi qëndron për pak, shkon dhe e mbush atë me karburant benzinë.

U largova për të gjetur bidon

Gjatë marjes në pyetje, Shehaj ka thënë se ishte larguar për të gjetur një bidon në mënyrë që ta mbushte me benzinë, pasi i duhej për motorin. Ka hyrë në banjë, pasi e ka larë nga brenda këtë bidon dhe më pas i është drejtuar sërisht karburantit, duke e mbushur me benzinë. Madje ai ka qënë duke nxituar, pasi ka paguar lekët dhe është larguar pa marrë bidonin me benzinë, por është rikthyer sërisht duke marë shishen plastike.

Verifikimet e policisë kanë zbuluar se së bashku me Besnik Shehaj në makinë ishte dhe shtetësja Ismete Bitossi, kushërira e Besnikut. Kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se qëndron në Itali dhe se shtetasin Kosovar Xhafer Osmani nuk e njeh dhe se ka takuar asnjëherë. E pyetur nëse ka qënë ndonjëherë në Kosovë, ajo ka treguar se para dy muajsh ka shkuar në Kosovë, për të takuar motrën.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Besnik Shehaj, pasi ky i fundit konsiderohej si i dyshuari kryesor.Gjatë kontrollit, policia gjeti një pushkë,300 fishekë, një karikator me fishekë dhe një pa fishekë. Por Shehaj ka pohuar se e mban armën për të mbrojtur familjen pasi zona ku ai jeton është e rrezikshme./Shqiptarja.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com