[sgmb id=”1″]
Nga bluza me mbishkrimin Zaho Rama tek batutat e kryeministrit për Alket Islamin
Gjatë ndarjes së çmimeve për Kampionatin IX Botëror të Fluturimeve të Lira, kryeministri Edi Rama ka marrë një dhuratë nga kryetari i aeronautikës shqiptare Alket Islami.
Një bluzë e kombëtares se aeronautikës me mbishkrimin Zaho Rama.
“Kam dedikuar këtu një t-shirt të vogël. Është një T-shirt i ekipit kombëtar, është e vogël, s’i bën asnjërit prej jush. Po ta ktheni nga ana tjetër, është e Zaho Ramës. Ndaj ftojmë mes nesh zotin kryeministër. Kur të rritet të vij tek ekipi jonë’, u shpreh Islami.
“Kur të rritet do ta veshi. Tani Alketi është përpjekur që të më bëjë mua të fluturojë, por nuk ia ka dalë. Tani do që të fluturojë djali. Shpresoj që ai të fluturoj kur të jetë i vetëdijshëm. Nëse ka një njeri që ka merita të vërteta që s’janë as të qeverisë, as të bashkisë, por vetëm të këtij njeriu që unë kam këtu në krah, (për Alket Islami). Të fluturosh pas të parit është kollaj, por të fluturosh i pari është problem. Ishte i pari zog që pamë në qiell dhe e gjetëm mes nesh. Dua ta falënderoj Alektin për aftësinë e tij për të qenë i çmendur deri në fund. Ke lindur i çmendur dhe do vdes i çmendur..I lamë kinezët duke mbajtur flamurin lart”, tha Rama.