Loading...

Speciale/ Rikthimi i Izet Haxhisë, 15 dëshmitë e tij që “groposin” Sali Berishën: Nga vrasja e Hajdarit te hedhja në erë e ambasadës e SHBA

Sali Berisha gjendet në situatën më të vështirë në tërë karrierën e tij politike, pasi ai dhe familja politike dhe biologjike ndjehen të kërcënuar.

Jo të kërcënuar nga ndonjë atentat apo eleminim fizik, por nga dëshmitë për krimet monstruoze që ka kryer pas viteve ’90-të.

Rikthimi këto ditë nga Turqia në Shqipëri i Izet Haxhisë, ish badigardit të Sali Berishës pritet që të trondisë familjen e ish kryeministrit.

Ish-truproja e tij, njeriu që ka qënë më afër dhe di në detaje gjithçka ka lëvizur në shtëpi, punë dhe kudo ku ka ecur Sali Berisha, ka denoncuar skandale të pashembullta, që nga vrasja e Azem Hajdarit, tek tentativa për të hedhur në erë ambasadën amerikane dhe vrarë ish kryeministrin e tij apo rivalët politikë e deri tek hamendësitë për vrasjen e kreut aktual të PD Lulzim Basha.

Izet Haxhia e ka akuzuar familjen e ish-kryeministrit Berisha si të përfshirë në shumë afera korruptive dhe vrasje me pagesë.

Izet Haxhia ka shprehur vullnetin për të rrëfyer për të gjitha ngjarjet e rënda, në një sallë gjyqi, ku përballë të ketë ish-kryeministrin.

Duke iu referuar këtyre deklaratave të tij, po rendisim disa prej ngjarjeve më të rënda, për të cilat Haxhia mund të dëshmojë para drejtësisë së re shqiptare. Ku është deklaruar dhe sot nga ministrja e Drejtësisë së dosja e vrasjes së Azem Hajdarit do të jetë e para që do të hapet.

Pas saj dosjet e tjera, që do të “groposin” përfundimisht Berishën dhe që pritet t’i garantojnë qëndrim për jetë në burg.

Grushti i dështuar i shtetit më 14 Shtator 1998

Izet Haxhia pretendon se ka qenë zbatues i skenarit të grushtit të shtetit në 14 Shtator të ’98, me urdhër të Sali Berishës. “Unë që kam qenë një nga zbatuesit e këtij skenari, për grusht shteti, me direktivë të marshallit.

I them Marshallit se ka ikur koha e budallenjve si puna ime, që sulmonin institucionet e shtetit për interesat karrieriste e antishqiptare të tij”, ka deklaruar Haxhia.

Po ashtu, Haxhia ka folur edhe për direktivat e Berishës.

“Ditën e këtij grushti shteti udhëzimet që vinin nga Berisha ishin të mos sulmohej e të mos merrej Presidenca, por vetëm Kryeministria e braktisur nga Nano që i fiksuar pas plumbit që i la në tavolinën e tij, ndihmësi i tij, por shërbëtori i treshes Kastriot Islami, në 13 shtator, kishte marrë arratinë për Maqedoni”, ka pohuar ai.

Hapja e depove të armëve

Izet Haxhia ka deklaruar se Sali Berisha ka urdhëruar hapjen e depove të armëve në ’97, për të armatosur militantët e Partisë Demokratike, për të luftuar kundër Jugut.

“Një herë pati thënë që depot e armëve i hapën rebelët e kuq, herën tjetër që erdhën nga deti ata që i hapën depot dhe tani, në fund, që ai paska lejuar hapjen e tyre për të armatosur popullin, që të mbrojë veten nga bandat e kuqe.

E vërteta e hapjes së depove të armëve është ajo që ato depot i hapi populli i rebeluar i Jugut, për të rrezuar Berishën. Dhe Berisha, i fiksuar nga revolta me armë e nisur në Jug, urdhëroi hapjen e depove në Veri dhe shpërndarjen e armëve për militantët e PD në Tiranë, me qëllim që, konfliktin në mes tij e popullit të revoltuar kundër politikave të PD e Berishës, ta shndërronte në një konflikt Jug-Veri”, ka deklaruar Haxhia.

Vrasja e Azem Hajdarit

Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, ka implikuar Berishën në vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia ka deklaruar se Sali Berisha e nxori Azem Hajdarin në pritën e vrasësve, ndërsa ngriti me shpejtësi një alibi.

“Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tiranë që me 11 shtator dhe me stacionimin e tyre pranë PD që në momentin e parë.

Ai, i alarmuar thërret në zyrën e tij Hajdarin, i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do komprometonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës.

Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisedë e dëgjuar vetëm nga Linda Ihsani më vonë e vdekur në mënyrë të “papritur” si shumë të tjerë afër Berishës) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjellë vetë aty, pra Haklajt.

Vetë nxitimi i Hajdarit gjatë daljes se tij e tregon këtë kërcenim. Po përse Berisha nuk njoftoi organet shtetërore se PD ishte rrethuar nga kriminelët tuaj, por përdori Hajdarin për t’i larguar ata?”, ka rrëfyer Haxhia.

Për torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës

Haxhia implikon Gazideden dhe Berishën në torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.

“Arrestimi i Remzi Hoxhës është bërë me urdhër të Gazidedes, kjo është e sigurt. Atëherë mes nesh flitej se Remzi Hoxha kishte filmuar një takim të Berishës, Gligorovit e Millosheviçit në vilën Viljana në Ohër.

Që ka pasë një takim Berisha-Gligorov në atë vilë, kjo është e vërtetë. Nuk di për Millosheviçin, por ajo që më ka bërë përshtypje në atë takim është se asnjë nga shoqëruesit e Berishës nuk është lejuar të futet në brendësi të kësaj vile.

Gjë që nuk na ka ndodhur kurrë në asnjë takim tjetër ndërkombëtar, madje as në Shtëpinë e Bardhë…

Remziu ka vdekur nga torturat në qelitë e SHIK-ut. Atë kohë qarkulluan nën zë dy variante për trupin: njëri, që u transportua në det afër Lezhës me lundër dhe u hodh atje dhe, i dyti, që kufoma u dogj dhe u varros diku në anën e pasme të Dajtit”, ka rrëfyer Haxhia.

Plani për të vrarë Aleksandër Meksin

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, akuzon ish kryeministrin demokrat, se ka urdhëruar një vrasje të mbetur në tentativë, të ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.

“Lajmi i shumëpritur për rrëzimin e avionit që mbante Meksin nuk kishte ardhur, sepse falë pilotit italian me mjaft përvojë në fluturimet e tij në vendet afrikane si Somali, Libi, kishte bërë një ulje të pamundur në pistën e errët të Rinasit duke shpëtuar jetën e Meksit dhe pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptarë, dhe duke shuar ëndrrat e Koplikut për t’u bërë kryeministër dhe ato të Marshallit për të hequr qafe një kundërshtar potencial të tij Aleksandër Meksin…”, ka pohuar Haxhia

Plani për të vrarë Sabit Brokajn

Haxhia ka deklaruar se ka pasur edhe një kërkesë për të vrarë Sabit Brokajn.

“Sa për rastin e Dr. Sabit Brokaj është një kërkesë që i ka bërë Hajdari vëllait tim, e jo mua, për ta vrarë Dr. Sabitin.

Vëllai im e ka hedhur poshtë këtë kërkesë të Hajdarit. Në atë kohë unë nuk flisja me Hajdarin pas ngjarjes te Stadiumi Dinamo. Por Azemi merrte çdo ditë në telefon në Presidencë dhe kërkonte të bashkohej me ne që ishim në Presidencë për mbrojtjen e Berishës. Dhe ka qenë kërkesa ime për Berishën në atë kohë, që pas këtyre lutjeve të Azemit, ai u përfshi përsëri në strukturat e PD në atë pranverë të ’97, pasi ai ishte i larguar nga këto struktura”, ka pohuar Haxhia.

Atentati ndaj Ambasadës Amerikane

Izet Haxhia ka pohuar se në vjeshtën e vitit 1998, është gjendur në kamionin me eksploziv, i cili do të hidhte në erë ambasadën amerikane në Tiranë. “Është e vërtetë që ka patur një skenar për hedhjen në erë të ambasadës amerikane në vjeshtën e ’98, në prag të sulmeve të NATO ndaj Serbisë, duke përdorur celulat e Bin Laden në Shqipëri. Në këtë skenar, pa dijeninë time, do gjendesha në kamionin me eksploziv që do hidhe në erë ambasadën amerikane, por vrasja e Hajdarit e pengoi këtë skenar, vrasje në të cilën u gjenda i përzier pa dijeninë time”, thotë Haxhia.

Vrasja e ambasadores amerikane Mariza Lino

“Më thërret Berisha në zyrë e më thotë që “ajo lavirja (e kishte fjalën për Mariza Linon, ambasadoren amerikane në atë kohë në Tiranë) duhet t’i japim një mësim të mirë për të gjitha ato që ka bërë kundër nesh, sepse ajo po punon kundër Shqipërisë, ngaqë është e lidhur me lobet greke antishqiptare në Amerikë. Ti mund ta godasësh atë”, më tha.

Të mendohem, i thashë e të bëj planin për këtë. Në atë kohë, vërtet edhe unë isha i mendimit se Lino po punonte në mënyrë të tillë. Por kur bëhej fjalë për një vend si Amerika, thashë të pyesja dikë që njifte mirë politikën e jashtme dhe Amerikën.

Sulmi ndaj trupave evakuese gjermane në Rinas

Ka prova paralele se ish-Presidenti Berisha ka shkuar larg në synimin për të qëndruar me çdo kusht në pushtet. Një operacion i fshehtë i SHIK-ut ka tentuar të shkaktojë viktima të huaja në Tiranë dhe t’i shpallte ato si sulme të “rebelëve të kuq” për të vendosur ndërkombëtarët kundër grupeve të armatosura që kërkonin dorëheqjen e Berishës. Ka një dëshmi se makinat e blinduara të Bankës së Shqipërisë u përdorën për operacione të SHIK-ut gjatë trazirave të 97-s.

Një burim diplomatik tërhoqi ndërkohë vëmendjen mbi një video të arkivës së CNN dhe një raport të ushtrisë gjermane për një ngjarje të 14 marsit të atij viti në Rinas të Tiranës.

Videoja tregon dy makinat e blinduara të Bankës, që hapin zjarr mbi trupat gjermane që po evakuonin shtetasit e huaj nga Tirana. Ato janë përgjigjur me zjarr dhe furgonat e bardhë të blinduar janë larguar. Në studion e CNN ndërkohë që transmetoheshin këto pamje, ish-ambasadori shqiptar Qesku deklaronte: “Ja cfarë po bejnë rebelët, perëndimi duhet të reagojë ndaj tyre”.

Organizimi i atentatit ndaj Ibrahim Rugovës

Grupi i cili e kishte vrarë Azem Hajdarit, Ahmet Krasniqin dhe Ilir Konushevcin, po i njëjti grup kishte organizuar edhe atentat ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova. Kështu ka thënë Izet Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, në kohën kur ky i fundit ishte President i Shqipërisë. Ai ishte dënuar në mungesë me 25 vjet burg për përfshirjen në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998

“Është një lidhje që e bënë mes vrasjes së Azem Hajdarit e kolonel Ahmet Krasniqi. Është e njëjta dorë jo vetëm e këtyre, por edhe në vrasjen e gjeneral Ilir Konushevcit në të gjithë këto vrasje.

Dua të them edhe diçka që ka qenë i përgatitur edhe një atentat ndaj presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova nga viti 1999, po nga ky grup dhe për arsye si duket i njoftuar nga shërbimet huaja, Rugova nuk zbriti fare nga avioni në Rinas, për të ardhur në Tiranë. Por, ato bomba të telekomanduara që do të përdoreshin për të eliminuar Rugovën, i janë dhënë grupit të komandës që ka eliminuar Haklajn”, ka thënë Haxhia për Magazina në Radio Dukagjini.

Bomba te kioska e Lush Përpalit

Haxhia ka pohuar se Ylli Rakipi dhe Berisha urdhëruan vendosjen e bombës tek kioska e Lush Përpalit. “Rasti i parë është vendosja e bombës tek kioska e Lush Përpalit. Ka qenë dita kur ti Ylli do ikje në Turqi për të marrë ndihma për gazetën tënde të partisë tek miqtë e Berishës.

Para se të niseshe kemi folur për vendosjen e kësaj bombe, kuptohet me porosi të ‘marshallit’ dhe të kam thënë që sa do zbresësh në Turqi kjo punë është e mbaruar. Dhe e vërteta është se pa zbritur ti akoma në aeroportin e Stambollit, bomba është vendosur dhe i pari që ke marrë lajmin në tel. ke qenë Ti apo ke harruar? Mos më thuaj që kur zbrite në Stamboll nuk të pritën aty Miri i Xhikes me Ylli Kelmendin me porosinë time kuptohet”, thotë ai.

Bomba te zyrat e Sorosit

Ish-truproja i Sali Berishës ka folur edhe për një bombë të vendosur tek zyrat e Sorosit. “Prindërit e mi të thjeshtë e të ndershëm më kanë edukuar të mos gënjej kurrë, të mos shpif, të mos vjedh, te jem i ndershëm e besnik. Ndërsa ti, kuptohet që ke marrë shumë nga zanati i babait tënd prej sigurimsi. Nuk e njof as Sorosin as soroistat. Por dua të kujtoj ty dhe Salehut se me porosi të tij kemi vendosur bombën në ndërtesën e këtij fondacioni në mars të ’97-s, sepse ky, sipas Salehut, po financonte rebelimin e kuq dhe gazetën e këtij rebelimi, “Koha jonë”, pohon ai.

Për Shkëlzen Berishën dhe “dashurinë” për lekët

Sipas Haxhisë, Shkëlzen Berisha ka marrë 30 mijë lireta nga Miri i Xhikes. “Kam qenë dëshmitar vetë në distancë kur Zeni ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes tek stadiumi “Qemal Stafa””, ka deklaruar Haxhia.

Kërcëniin për vrasjen e Lulzim Bashës

Haxhia thotë se Sali Berisha ëndërron një skenar si ai i 14 Shtatorit 1998, por sipas tij ngjarje të tillë nuk mund të përsëriten më. Për ndërtimin e këtij skenari, janë kujdesur disa institucione, referuar këtu Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Presidencës, konstaton Izet Haxhia. “Për sa i përket lajmit në lidhje me një atentat të mundshëm ndaj Bashës, unë mendoj se është kryekëput një skenar i ndërtuar keq nga brenda çadrës. Nuk e di se kujt nga “fuqitë e huaja” i intereson një eliminim i Bashës, por mund të them me garanci se, njeriu më i interesuar për eliminimin e tij, është Berisha. Por, për fatin e keq të Berishës dhe fatin e mirë të Bashës, skenari i 12 e 14 shtatorit 1998 nuk mund të përsëritet më, sado që ëndërrohet nga Berisha. Shqiptarët nuk mund të përtypin më skenarë vrasjesh e pritash të skicuara e zbatuara nga e njëjta dorë kriminale, ajo e Berishës”, sqaron Haxhia.

Kërcënimi me jetë në Turqi nga Berisha

“Ka rreth kater vjet qekur kam filluar te rrefej te vertetat e mia ,qe kam marre nepermjet rrjeteve sociale me qindra mesazhe kercenuese ,fyese me nje gjuhe bastardesh perkrahes te berishes, te denje vetem per ata dhe shefin e tyre ..As me kane impresıonuar ,as prishur terezine lere pastaj te me trembin .Une jetoj i detyruar ne nje vend qe e dine te gjithe me adres te sakte.

İ kam ftuar shpehere ,bujrum le te vijne .Nuk me trembin as killerat e Berishes apo kujdoqofte tjeter ..Por ka me teper se dy jave qe keta ‘trima me kanun ‘kane filluar te kercenojne e bejne shantazh ndaj nje femre ,qe nuk ka te beje aspak me politiken apo rrefimet e mia.

Aq shume jane trazuar e verbuar nga keto te verteta dhe nga frika e ballafaqimit perpara drejtesise me liderin monster te tyre ,sa kercenojne e shantazhojne nje femer qe une te mbyll gojen e te mos kthehem ne atdhe .. Doja tu thoja ketyre pederasteve te bershes apo grupit te ‘ROGNERİT ‘qe asnje kercenim apo shantazh i ndyre i ketyre ‘trimave te kanunit te shpellave ‘nuk me tremb as mua as ate qe kercenoni e shantazhoni ..Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen”, akuzon Izet Haxhia Berishën./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com