Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se Sajmir Tahiri di shumë fakte dhe prova për Edi Ramën dhe Olsi Ramën.
Berisha tha se për shkak të këtyre, Edi Rama bllokoi arrestin e Tahirit, pasi ai e sulmoi nga një studio.
“Olsi Rama ka kaluar mbi pesë herë kufirin me makinën e grupit të Xibrakës”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri deklaroi se Tahiri ka kilometra me bisedat e Olsi Ramës, di se kush i çonte valixhet me euro te Edi Rama.
“Mendoj se marrëdhëniet mes Ramës dhe Tahirit janë si një marrëdhënie e dy kockave të krimit.
Olsi Rama ka kaluar mbi 5 herë makinën me drogë të Xibrakës, dhe të gjitha bisedat e Ramës me trafikuesit e drogës janë të rregjistruara dhe Tahiri i di të gjitha.
Saimir Tahiri e di se kush e urdhëroi atë, dhe kush i dërgonte valixhet me euro te Rama, ai e di se kush se kush e lejoi lëvizjen në Çeki të Arben Frokut.
Saimir Tahiri di për Ramën aq sa di ai për veten e tij.
Ministri i Brendshëm ka informacione më shumë se kushdo tjetër, më shumë se kreu i SHISH, se Kryeministri dhe çdokush tjetër.
Edi Rama i dëshmoi të gjithë Botës se ishte peshku i madh.
Mbi këtë bazë Rama liroi Sofon, mbi këtë bazë i riktheu pasaportën, ato 860 mijë euro që u bllokuan ishin vetëm 1/3 e atyre që ishin në makinë.
Edi Rama me bllokimin e arrestimit të Tahirit, bllokoi integrimin e Shqipërisë në Europë.
Sajmir Tahiri është bandit, ka gjuhë banditi”, theksoi Berisha.
Në vijim ai shtoi se Tahiri ka deklaruar se Rama ka blerë ambasadorë, gjë që se ka thënë askush më parë dhe kjo është shumë e rëndë.
“Edi Rama thotë se dorëzimi i mandatit është akt kurajoz, por harroi se mandatin e dorëzoi edhe Arben Ndoka.
Edi Rama është skllav i Sajmir Tahirit, i ka dhënë 1 mijë garanci ish-ministrit të Brendshëm, por mundet që edhe kupa t’i përmbyset.
Morali është ky: po fole ti, do flas në gjyq”, tha Berisha.
Ish-Kryeministri ka denoncuar një rast presioni të një fëmije 8 vjeç të një punonjësi të Krimeve të Rënda.
“I kanë shkuar fëmijës duke i parë se çfarë ka veshur dhe kjo është bërë pa praninë e asnjë familjari apo psikologu.
Presion i paimagjinueshëm dhe kush e ka bërë këtë? Këto nuk i çon Sajmir Tahiri, këto janë njerëzit e Edi Ramës, pasi ai e di që po u arrestua Tahiri iku edhe Rama”, tha Berisha.