Loading...

I jep fund jetës 24-vjeçarja, gjendet e varur në shtëpi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Sadovisë, në Berat, ku një 24 vjeçare i ka dhënë fund jetës.

Ajo është gjetur e vetëvarur në banesë nga familjarët, të cilët nuk kanë mundur ta shpëtojnë dot.

Pas kontrollit të trupit të së resë, policia njofton se nuk janë konstatuar shenja dhunë, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policise:

Më datë 07.05.2018, në fshatin Sadovicë, në banesë, është gjetur e vetëvarur nga familjarët shtetësia L.A vjeç 24. Nga veprimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com