Loading...

Malësi e Madhe, dy banorët që bënë gjestin e papritur i gjen belaja

Dy shtetas, banues në fshatin Kopliku i Sipërm në Malësinë e Madhe kanë bërë një gjest që askush s’do e kishte menduar.

Fare qetë shtetasit Y.Z dhe G.Z vjeç 44 dhe 47 janë bërë bashkë dhe kanë dalë nga shtëpitë dhe më pas kanë penguar disa punime që kishte nisur ndërmarrja e ujësjellësit atje.

Dy banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet për shkak se bllokohej rruga që ata të shkonin në banesën e tyre. Duke patur këtë shqetësim kanë vendosur që ta zgjidhin vetë problemin duke bërë kështu bllokimin e punimeve.

Fillimisht punonjësit e kanë ndaluar punën duke mos dashur që të konfliktohen dhe kanë njoftuar eprorët e tyre.

Menjëherë informacioni ka shkuar tek policia e Malësisë së Madhe e cila ka mbërritur në vendngjarje. Pas bllokimit të punimeve dy shtetasit Y.Z dhe G.Z janë larguar aty ndërsa tashmë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast:

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit Y.Z dhe G.Z vjeç 44 e 47, banues në fshatin Kopliku i Sipërm, pasi në këtë fshat, kanë penguar për pak kohë punimet e Ndërmarrjes Ujësjellësit, me pretendimin se ju bllokon rrugën për të shkuar në banesë. Neni 235 i Kodit Penal./ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com