[sgmb id=”1″]
Një i burgosur në burgun ‘Kane County’ të Illinois në SHBA, i cili ishte transportuar për në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ka arritur të marrë peng një punëtor të spitalit, pasi i rrëmbeu armën oficerit të burgut që po e ruante.
Mediat amerikane raportojnë se incidenti ndodhi rreth orës 12:30 sipas kohës lokale gjatë ditës së shtunë në spitalin e Delnorit. Sipas dëshmitarëve, i burgosuri u përlesh fizikisht me gardianin e burgut dhe i mori armën nga brezi, dhe pastaj e mori peng një infermiere të spitalit.
Edhe pas rreth katër orësh, raportohet se ai po e mban peng personin në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e policisë për zgjidhjen e krizave të pengmarrjes, si dhe pjesëtarë të njësive speciale SWAT.
Chicago Tribune raporton se i burgosuri tashmë është mbyllur në një dhomë të vogël në spital dhe po e mban aty pengun, teksa autoritetet po përpiqen të negociojnë me të.