Loading...

“Po kërkohet gjilpëra në kashtë”, Theodhori Sollaku i pakënaqur me Vettingun: S’do mbeten gjyqtarë e as prokurorë në sistem

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, shprehu rezerva ndaj dorës së hekurt që po përdoret për largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga sistemi i drejtësisë.

I ftuar në studion e Ora News, ai tha se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po kërkon gjilpërn në kashtë dhe nëse vijohet me këto ritme, vështirë se do të ngelen gjyqtarë dhe prokurorë në sistem.

Sollaku: Ka vendimarrje të tilla që duhet sikur “po kërkohet gjilpëra në kashtë” dhe me këto ritme ka një situatë ndrydhje nga gjyqtarët dhe prokurorët që me këtë situatë dhe me këtë metodologji vështirë se mund të mbeten në funksion 5% e magjistratëve, e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tu kërkosh sot gjyqtarëve dhe prokurorëve dokumentacion për periudhën kur ai nuk ka qenë gjyqtar, kur nuk e ka pasur detyrim në ligj për të mbajtur arshivë, nuk ka pasur dhe financier për të bërë bilancin; Sa mora këtë vit, sa harxhova dhe sa ngelën? Ka nevojë të korrektohet.

Ish-prokurori komentoi edhe situatën në Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se ngërçi i krijuar është serioz dhe cënon rëndë Kushtetutën.

Sollaku: Kushtetuta është shprehur që anëtari i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese duhet të rrijë derisa të vijë tjetri dhe kjo jo pa qëllim është vendosur. Me qëllim që shteti në këto institucione të ketë vazhdimësi, të vazhdojë. Por mesa duket nuk është parë në këtë drejtim, mendojnë se do të zgjidhet shpejt situata, të shohim.

Theodhori Sollaku sugjeroi korrektim të mënyrës se rivlerësimit të pastërtisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërsa u shpreh pro një vettingut dhe të avokatëve të parashikuar në ndryshimet e reja ligjore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com