Klorela është një mikro-algë njëqelizore që mendohet se ka qënë prezente për mijëra vjet. Ajo rritet në ujë dhe është ndër të rrallat në sojin e vet që mund të konsumohet. Ka formë sferike dhe emri i saj vjen nga greqishtja (chloros – jeshile).
Si mund ta konsumoni?
Klorela vjen në shumë forma të ndryshme. Një nga format e mikro-algës është tableta apo kapsula, të cilat shoqërohen me ujë ose lëng dhe sugjerohet të pihen të paktën gjysëm ore përpara vakteve.
Formë tjetër është pudra, e cila mund të shtohet në ujë, lëng apo smoothie. Mund edhe ta spërkasni mbi sallatë, kos, drithëra dhë ëmbëlsira. Por klorela duhet konsumuar me kujdes, duhet nisur në mënyrë graduale dhe doza e saj s’duhet t’i kalojë masat.
Gjithashtu nuk duhet përzierë me vitaminë C dhe nuk duhet të ngrohet në asnjë mënyrë sepse i ikin vlerat ushqimore.
Efektet në shëndet
Klorela pastron gjakun dhe optimizon oksigjenin në të.
Ajo ndihmon si anti-inflamator (inflamacioni është rrënja e shumë sëmundjeve) dhe është çlirues dhimbjesh, redukton hipertensionin, ndihmon në zhvillimin e anti-trupave gjatë gripit dhe forcon sistemin imunitar.
Gjithashtu është shumë efektive për balancim hormonesh, tensioni, kolesteroli , sheqeri, sistemi tretës si dhe shërben për trajtim të ulçerës, lodhjes, detoksifikim, eliminon aromat trupore, na mbron nga rrezatimi, etj.
Duke konsumuar Chlorella ju merrni një numër të lartë të vitaminave si: A, C, B1, B2, B5, B6, B12, minerale, proteina, acide yndyrore, klorofil, fibra, dhe shumicën e ushqyesve të tjerë, përfshirë antioksidantë dhe aminoacidet, të gjithë të nevojshëm për trupin.
Përdorimi i saj është efektiv edhe për njerëzit të cilët përballen me problemin e obezitetit dhe mund të jetë e dobishme për reduktimin dhe akumulimin e lipideve në qelizat yndyrore.