Fotografia e Omran Daqneesh, në anën e pasme të një ambulance, u bë simbol i britalitetit të regjimit të Assadit dhe vuajtjes së fëmijëve në Siri.
Fytyra e tij e mbuluar me gjak dhe trupi i mbuluar me pluhur nga sulmi ajror, ktheu vëmendjen e mbarë botës te fëmijët e harruar të Sirisë.
Por tani janë shfaqur fotografi të reja të djaloshit nga Aleppo. Ai shfaqet i aftë dhe i shëndoshë pranë familjes së tij. Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët e pësuara në shpërthim.