“Nga një vend me një aeroport me tarifa të larta, brenda këtij mandati qeverisës, Shqipëria do të ketë 3 aeroporte ndërkombëtare”.
Në kuadër të turit të llogaridhënies publike në Lezhë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të fillojë ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, një aeroport i të gjitha standardeve, duke përfshirë edhe tranzitin.
Po ashtu, Rama tha se “do të vihet në funksionim edhe aeroporti i Kukësit, me çmime të ulëta”. Kjo sipas tij, “… do të bëjë që tarifat e larta të aeroportit të Rinasit, që janë problem shumë i madh i trashëguar, të ulen për shkak të konkurencës që do të krijohet”.
“Do të vëmë në funksion edhe Aeroportin e Kukësit me çmime më të ulta. Kështu do të bëjmë të mundur që tarifat e Rinasit, një problem I trashëguar të ulën, për shkak të konkurrencës. Nga një vend me një Aeroport me tarifa të larta që sjellin edhe çmime biletash, që janë absolutisht të larta, do të kemi një vend brenda këtij mandati, me tre Aeroporte”, – tha ai.
“Këto janë reale, jo si ata që edhe në Lezhë premtuan aeroport dhe në fakt edhe një aeroport që kishim e kthyen në më të shtrenjtin e Europës për shkak të koncesioneve të tyre”, – tha Rama./ATSH