Loading...

KLD rrëzon Gjonajn, nuk shkarkon gjyqtarët e Durrësit, Fierit e Vlorës

KLD ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, Petraq Curri i Durrësit, Ergys Selmani i Fierit dhe Ken Dhima i Administratives së Vlorës.

KLD nuk ka pranuar të shkarkojë tre gjyqtarët, ndërsa për gjyqtarin e Administratives Shkodër, Ahmet Jangulli, KLD do të vendosë në mbledhjen e ardhshme. Gjithashtu, KLD ka pranuar dorëheqjen e dy gjyqtareve, asaj të Durrësit, Merita Xhani, dhe të Tiranës, Brunilda Kasmi.

Kush janë gjyqtarët që kërkohej masë shkarkimi nga MD?
Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin në një proces ekstradimi, por nga hetimet e KLD ka rezultuar se ky vendim nuk është dhënë nga Curri, por nga një tjetër gjyqtar.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohej shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohej edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli, për të cilin KLD do të vendosë në mbledhjen e radhës, si dhe administrativ të Vlorës, Ken Dhima.

(Rendi i ditës i mbledhjes së KLD)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com