Loading...

Forca Ajrore zhvillon stërvitjen “Vlora Sarex 18”

Në Gjirin e Vlorës u zhvillua Stërvitja “Vlora SAREX 18”. Strukturat pjesëmarrëse në këtë stërvitje ishin Forca Ajrore, Forca Detare, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD), Qendra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit (QKKSH), si dhe të gjitha strukturat bashkëvepruese në stërvitje.04 maj 2018: Në këtë stërvitje morën pjesë shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Manushaqe Shehu, komandanti i Forcës Ajrore gjeneral brigade Vladimir Avdiaj , komandantë të forcave dhe drejtorë të drejtorive në SHP.

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e aftësive operacionale të strukturave përgjegjëse për shërbimin SAR (Search And Rescue) në procesin e planëzimit, bashkëpunimit, koordinimit dhe zhvillimit e operacioneve të kërkim – shpëtimit në det.

Për realizimin e kësaj stërvitje, Forca Ajrore mori pjesë me një helikopter “Cougar” për operacionet e kërkim – shpëtimit dhe një helikopter EC 145 për shpëtimin e të mbijetuarve dhe transportimin e tyre në breg. Gjithashtu në mbështetje të operacionit për shpëtimin e jetës së personave në nevojë dhe evakuimin e tyre drejt ambienteve spitalore rajonale Forca Detare mori pjesë me anijen ”Iliria”/”Lissus”, Repartin e Zhytjes si dhe Qendrën Shëndetësore Pashaliman .

Stërvitja u zhvillua në bazën e një skenari, ku një mjet ajror 5-6 persona në bord gjatë realizimit të detyrës si ambulancë ajror e ka pësuar defekt në motor. Kërkohet ndihma e institucioneve shtetërore për gjetjen e të humburve dhe dhënien e ndihmës për shpëtimin e personelit nga mbytja.

Në përfundim të stërvitjes shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku theksoi se “… stërvitje të tilla testojnë kapacitetet e Forcave të Armatosura, gatishmërinë dhe profesionalizmin e tyre.

Unë sot pashë veprime për t’u lavdëruar edhe pse e dimë se sa e vështirë është për t’u realizuar këto lloj operacionesh sidomos kur kemi të bëjmë me bashkëveprimin e disa strukturave si ajri, toka e deti në kushte të vështira atmosferike, por dhe aktorëve të tjerë jashtë Forcave të Armatosura siç mund të jenë Policia e Shtetit e partnerë të tjerë të huaj.

Këto stërvitje duhet të shërbejnë për t’u ardhur në ndihmë situatave të vërteta në rast fatkeqësive natyrore dhe emergjencave civile”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com