Loading...

Meta rikthen në detyrë gjyqtaren që e shpëtoi nga burgu. Rama e kërcënon nga Lezha: Kriminelë, do ju shkatërroj

I ashpër ishte reagimi i kryeministrit Edi Rama me gjyqtarët ditën e sotme. Në kuadër të fushatës për llogaridhënien publike të ndërmarrë nga shumica socialiste, kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë folën sot përpara qytetarëve të Lezhës.

Lidhur me procesin e vetingut, Rama tha se ky proces do kohë, por sipas tij prokurorët dhe gjyqtarët e përjashtuar deri tani nga sistemi, kanë ngelur rrugëve dhe po i luten Zotit që të mos thërriten që të japi llogari.

“Nëse këto reformat të nisura nga kjo qeveri 4 vite më parë, do të ishin nisur 24 vite më parë, Shqipëria do të ishte një tjetër vend sot. Në Lezhë ka një çështje të hapur për pronat, ku janë edhe gjykatës dhe prokurorë, të cilët kanë marrë pjesë në ato krime. Gjithçka është bërë në bashkëpunim me gjykatësit. Sikur reforma në drejtësi të ishte bërë 20 e disa vite më parë, do të ishin në tjetër nivele. Procesi i vettingut është vetëm fillimi. Është një proces për të pastruar sistemin, por më pas sistemi i pastruar do të merret me të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri. Njerëzit thonë se kemi 20 vite që presim, por të ndërtosh shtet nuk do të thotë që të bësh një ndërtim pa leje”, tha Rama.

Rama tha se gjyqtarët e korruptuar janë kriminelë.

Po pse Rama sot sulmoi sërish gjyqtarët?

Paraditen e sotme, Ilir Meta riktheu në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçajn. Shpresa Beçaj është kryetarja e Gjykatës së Lartë e cila i shpëtoi bythen Ilir Metës. Pasi kur ishte në detyrë Beçaj në kohën që në këtë gjykatë kaloi procesi i shumëpërfolur i videos Meta-Prifti, kreu i LSI u shpall i pafajshëm me një votim unanim 5-0 të gjyqtarëve Ardian Dvorani, Majlinda Andrea, Guxim Zenelaj, Ardiana Fullani dhe Gani Dizdari.

Dhe duke u rikthyer tek video Meta-Prifti, gjatë bashkëbisedimit kreu i LSI-së do të deklaronte se nëse çështja gjyqësore e nisur nga kompania “Vllezërit Tola” Sh.p.k do arrinte të shkonte në Gjykatën e Lartë, atëherë ai vetë do ndërhynte tek Shpresa Becaj. Meta tregon se me kryetaren e Gjykatës së Lartë i ka marëdhëniet shumë të mira, për shkak se dhe i kishte punësuar vajzën në zyrën diplomatike në Vjenë. Por në këtë video-përgjim del dhe fjalori banal i Ilir Metës karshi vajzës së Shpresa Beçajt, Selevi Beçaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com