Pasi dosja e megaoperacionit kundër trafikut te drogës, mes klaneve mafioze siçiliane dhe Cosa Nostra ne Itali me një numër të madh të arrestuarisht përfundoi në Gjykatë. Kjo e fundit ka kerkuar në seance dënime të ashpra për anëtarët e bandes.
Mes tyre janë edhe dy shqiptarë, Erson Zhuka dhe Ermir Baja. Shqiptarëve, sipas mediave italiane, jane kerkuar denime me 18 vite burg për Erson Zhukën dhe me 12 vite burg për Ermir Baja.
Ndaj tyre rëndon akuza e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, realizuar mes vendit tonë, Shqipërisë dhe Italise, specifikisht provincave te Katanais, Raguzës e Sirakuzës.
Emri i Zhukes nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai u cilesua si njeriu kyc, arrestimi i të cilit coi në zbulimin dhe kapjen e bandës se Moisi Habilajt dhe rrjetit të tij të fortë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.
Arrestimi i Zhukes zbuloi bandën e Habilajt
Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj. si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.
Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.
Shtetasi Moisi Habilaj, së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali.
Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj.
Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.
Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.