Loading...

“Telegram”-i që futi në kurth “peshkun e madh” të kokainës së Maminasit

Një telefonatë me Tiranën nëpërnjet aplikacionit Telegram, mësohet se ka qenë elementi i vyer për policinë gjermane që arriti të zbulojë vendodhjen e Arbër Çekajt.

Për 20 ditë më radhë, policia shqiptare dhe DEA humbi çdo gjurmë të njeriut të akuzuar si pronari i gjysmë tonit kokainë të kapur në fillim të shkurtit në Maminas. Kjo pasi Çekaj zotëronte një dokument gjerman me emrin Arbër Jensen dhe ai shmangu totalisht transportin publik

Ai lëvizi në Hollandë ku ka qëndruar më shumë se dy javë. Më pas u rikthye në Dusseldorf të Gjermanisë Perëndimore, nga ku dhe ka kontaktuar me familjen e tij.

Policia shqiptare që e mbante në përgjim familjen ka kontaktuar urgjent me gjermanët, të cilët kanë arritur menjëherë të gjejnë vendodhjen dhe ta arrestojnë në më pak se 12 minuta nga banesa ku po rrinte.

Banesa ishte në periferi të qytetit të madh industrial të Duseldorfit, i cili është zemra industriale e landit të Nordrhein-Westfalen, që është dhe zona më e populluar në Gjermani.

Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, si dhe oficeri koordinues i DEA-s, i cili lëviz vazhdimisht.

Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë.

Deri më tani, për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar administratori i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.
Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.

Menjëherë pas kapjes së Arbër Çekajt, Ambasada Amerikane publikoi një karikaturë ku një kallam peshku kishte arritur të kapte një gjysëm-peshk e gjysëm-banane, duke iu referuar ngarkesës me fruta ekzotike që kishte kontenieri me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe pati si vend tranzit Italinë dhe Maltën. /tesheshi.com/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com