Loading...

‘Sot nuk kemi asnjë lajm! ‘

Ligji i Knoll për saktësinë e medias: Çdo gjë që lexon në gazeta është absolutisht e vërtetë – përveç lajmit të rrallë, për të cilin ndodh që të kesh vetë njohuri të dorës së parë

Xhorxh Oruelli shkruante se në fillimet e jetës së tij, kishte vënë re që “asnjë ngjarje nuk pasqyrohej me korrektësi në një gazetë”. Njëqind vjet para tij, Henry David Thoreau këshillonte që, nëse lejon zërat e kotë dhe thashethemet të të hyjnë në mendje, është “vetëvrasje intelektuale dhe morale”.

Në 18 prill 1930, një prezantues lajmesh në BBC u tha dëgjuesve: “Nuk ka lajme!”, dhe vendosi disa melodi dhe këngë.

Në ditët para se lajmet të prodhoheshin – me fjalë të tjera “krijoheshin”, për t’u shitur kompanive dhe bizneseve hapësira reklamash – dëgjuesit bekoheshin rregullisht me tinguj të ëmbël.

Tani kemi një cikël lajmesh 24 orë në ditë, 7 ditë në javë – “lajme” për njerëz, ngjarje dhe zhvillime, që hyjnë në gropën thithëse të ndërgjegjes njerëzore, për t’u nxjerrë prej aty muaj, ditë, apo sekonda më vonë, nga një lajm tjetër, më i spikatur. Lajmet “e mira” janë ata që mbeten më gjatë në gropën thithëse – tragjedi, vdekje dhe fatkeqësi – ndërkohë që lajmet “e kota”, ose informacioni që ka mirësi apo vlerë, mund të përfshijë tema të tilla si natyra, vullneti i mirë apo etika.

Që të mbeten duke u vërtitur në vorbullën e lajmeve, figurat e sotme publike duhet që të jenë argëtuese; ka shumë efikasitet edhe kur janë të paparashikueshme, apo të hapura, të bëjnë sherre në publik, të bëjnë deklarata të forta, shpesh fyese, dhe të kuptohen kollaj – por edhe të keqkuptohen kollaj.

Xhorxh Oruelli shkruante se në fillimet e jetës së tij, kishte vënë re që “asnjë ngjarje nuk pasqyrohej me korrektësi në një gazetë”. Njëqind vjet para tij, Henry David Thoreau këshillonte që, nëse lejon zërat e kotë dhe thashethemet të të hyjnë në mendje, është “vetëvrasje intelektuale dhe morale”.

Sot, në vend të mendimtarëve dhe udhëheqësve, “dëfryesit” po mbushin hapësirat tona politike, artistike, letrare dhe intelektuale. Media është shndërruar në karnavalen e shpërqëndrimeve, duke ofruar, siç thoshte Oskar Uajlld, “detaje të sakta dhe prozaike të bëmave të njerëzve, që nuk ngjallin kurfarë interesi”. E duhen lexuar të gjitha? /Bota.al

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com